JETA E VËRTETË

BËRJA E IMSAKUT SIPAS KALENDARËVE

Numri i fetvasë: 121 BËRJA E IMSAKUT SIPAS KALENDARËVE

Kategoria: ETIKA E AGJËRIMIT

3 733 shfletues/klikues BËRJA E IMSAKUT SIPAS KALENDARËVE


 Pyetje: BËRJA E IMSAKUT SIPAS KALENDARËVE


Çfarë qëndrimi duhet të mbajmë lidhur me përdorimin e kalendarëve (imsakijeve) të ndryshme që qarkullojnë në Ramazan?


 Përgjigjja: BËRJA E IMSAKUT SIPAS KALENDARËVE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Kriteri/Parimi është hyrja e kohës së agimit të vërtetë dhe jo hyrja e kohës së imsakijes.Lexoni më tepër

Së dyti: Në varësi të të dhënave të kalendarëve, ajo që thuhet lidhur me bazimin në kalendar është si vijon1:

a. Si rregull i përgjithshëm, nëse muslimani nuk ka mundësi ta dallojë vetë hyrjen e kohës përmes shenjave sheriatike, ai duhet të bazohet tek kalendari korrekt (i saktë), korrektësia e të cilit duhet të plotësojë dy kushtet në vijim: (së pari) të dhënat kalendarike të mos jenë në kundërshtim me shenjat sheriatike (ligjore islame) dhe (së dyti) të jetë vërtetuar saktësia e këtyre të dhënave nga dijetarët muslimanë të besueshëm të vendit përkatës.Lexoni më tepër

Gjithsesi, disa dijetarë (si El-Feuzani) kanë thënë, se nëse hyrja e kohës së agimit (sabahut) bazohet në kalendarin e kohëve të faljeve, tolerohet të hahet dhe pihet edhe për një a dy minuta më vonë a ngjashëm.2

b. Nëse personi nuk mundet t’i dallojë vetë shenjat sheriatike të hyrjes (agimit) apo mbarimit (perëndimit) të kohës së agjërimit në veçanti (apo pesë kohëve të namazeve në përgjithësi), ose sepse nuk mund t’i mësojë këto shenja, ose sepse jeton në një qytet apo vend ku ka shumë drita elektrike që e pengojnë të vërtetojë shenjat sheriatike në fjalë; në këtë rast përdoret kalendari i saktë dhe në pamundësi të një të tilli përdoret kalendari që ka më shumë përparësi apo gjasa që të jetë i saktë.

c. Veprimi më i mirë për rastet kur korrektësia e kalendarëve në qarkullim nuk është e sigurt, është që muslimani: (së pari) të rezervohet lidhur me agjërimin, duke u ndaluar nga prishësit e agjërimit me të hyrë koha sipas kalendarit dhe (së dyti) të rezervohet lidhur me faljen e sabahut, duke u falur vetëm kur të jetë e sigurt se ka hyrë koha e sabahut.3Lexoni më tepër

d. Kur nuk është vërtetuar korrektësia kalendarike dhe rrjedhimisht personi ushqen dyshime se takvimi (kalendari i kohëve të faljeve) nuk është i saktë, në rastin konkret ushqen dyshime dhe nuk e di me siguri nëse ka hyrë apo jo koha e agimit, në këtë situatë këtij personi i lejohet që t’i veprojë prishësit e agjërimit, bazuar në ajetin kuranor që lejon sa u përmend deri në momentin kur hyrja e agimit të vërtetë bëhet fakt i sigurt. Sa më sipër vlen për rastin kur personi nuk e di dhe nuk ka mundësi që ta dijë se cili prej kalendarëve është më korrekt dhe dyshon se koha e agimit nuk ka hyrë ende.4Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. BËRJA E IMSAKUT SIPAS KALENDARËVE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ BËRJA E IMSAKUT SIPAS KALENDARËVE

BËRJA E IMSAKUT SIPAS KALENDARËVE

  1. Shih: islamweb.
  2. Shih: alfawzan.
  3. Ky është edhe mendimi i Ibn Uthejminit etj., për më shumë referohu në: Fetaua Nurun Ale Ed-Derb v. 8. f. 2.
  4. Shih: fikhguide.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top