JETA E VËRTETË

BËRJA E AKIKËS ME NIJETIN E KURBANIT

Numri i fetvasë: 217 BËRJA E AKIKËS ME NIJETIN E KURBANIT

Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT

6 726 shfletues/klikues BËRJA E AKIKËS ME NIJETIN E KURBANIT


 Pyetje: BËRJA E AKIKËS ME NIJETIN E KURBANIT


Një person ka vendosur të bëj akika (të ther një bagëti me rastin e lindjes së fëmijës) dhe ka zgjedhur që këtë ta bëj në ditën e kurbanit dhe krahas nijetit (qëllimit) të kurbanit. A lejohet që kur ta bëj therjen e bagëtisë së kurbanit të Bajramit, ta bëj nijetin njëherazi edhe për kurban edhe për akika?


 Përgjigjja: BËRJA E AKIKËS ME NIJETIN E KURBANIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Akika quhet bagëtia e imët (prej dhenve apo dhive, meshkuj ose femra) që bëhet sakrificë (theret) nga ana e kujdestarit të fëmijës në dobi të fëmijës, si falënderim ndaj Allahut të Madhëruar për mirësinë e furnizimit me fëmijë.1Lexoni më tepër

Për rastin kur një person, në ditët e festës së Kurban Bajramit (10-13 Dhul Hixhe) dëshiron të bëj kurban i cili të vlej edhe për akika, juristët muslimanë ndajnë dy mendimet kryesore në vijim2:

Së pari: Kurbani vlen edhe si akika

Ky mendim (që përbën mendimin e medh’hebit hanefi, një mendim të Ahmedit etj.) bazohet në arsyetimin se synimi nga këto therorë është i njëjtë, afrimi tek Allahu përmes sakrificës së therur, kështu që kemi ndërfutje të dy çështjeve tek njëra-tjetra, sikurse hyrja (ndërfutja) e përshëndetjes së xhamisë tek namazi farz që kryen kush hyn në xhami. Mbështetësit e këtij mendimi e favorizojnë atë edhe sepse ai përbën lehtësim për njerëzit.Lexoni më tepër

Mendimi i dytë: Kurbani nuk vlen edhe si akika

Ky mendim (që përbën mendimin e medh’hebit maliki, shafi’i, një mendim të Ahmedit etj.) bazohet në arsyetimin se secili nga këto dy therorë ka synim dhe shkak të veçantë, prandaj nuk mund të vlejnë për njëri-tjetrin. Konkretisht qëllimi i kurbanit është bërja e bagëtisë sakrificë në dobi të vetë personit me rastin e Kurban Bajramit, teksa qëllimi i akikas është bërja e bagëtisë sakrificë në dobi të fëmijës së lindur, si falënderim ndaj Allahut për këtë mirësi të dhënë.Lexoni më tepër

· Mendimi më i fuqishëm është që në këtë rast të veprohet si vijon:

a. Më e mira është që personi t’i veprojë më vete secilën nga këto dy vepra, sepse çdonjëra prej tyre është traditë profetike që ka qëllim më vete (pra këto dy veprime nuk ndërthuren mes tyre sa i përket synimit të tyre). Veprimi në përputhje me këtë mendim konsiderohet padyshim më i fuqishëm, sidomos për personin që e ka mundësinë për këtë.

b. Personi që nuk mundet të bëj kurban më vete dhe akika më vete, është më parësore të veprojë bazuar në mendimin që e lejon therjen e bagëtisë njëherazi me nijetin (qëllimin) e kurbanit edhe atë të akikas (pra kur ta therë kurbanin e Bajramit, ta bëj nijetin edhe për kurban edhe për akika njëherazi). Kjo vlen për rastin kur dita e akikas bie në njërën nga katër ditët e Kurban Bajramit dhe sidomos kur personi nuk i ka mundësitë ta bëjë kurbanin më vete dhe akikan më vete.

c. Kur (për arsye të ndryshme) dita e bërjes së kurbanit dhe ajo e bërjes së akikas nuk mund të jetë e përbashkët, në këtë rast përparësi i jepet veprimit më të hershëm në kohë (e bën kurbanin nëse e ka planifikuar atë para se të planifikonte akikan dhe anasjellas).

Allahu e di më mirë. BËRJA E AKIKËS ME NIJETIN E KURBANIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ BËRJA E AKIKËS ME NIJETIN E KURBANIT

BËRJA E AKIKËS ME NIJETIN E KURBANIT
 

  1. Shih: Ibn Afane, El-Mufasal Fi Ahkemi El-Akika, v. 1, f. 11.
  2. Shih: islamqa, islamweb, islamweb dhe saaid.
  3. Vaxhib / Detyrim: Veprim, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij ndëshkohet.
  4. Sipas imam Et-Tahauiut, mendimi i dy kolegëve të Ebu Hanifes: Ebu Jusufit dhe Muhamed Ibn El-Hasen Esh-Shejbanit, është se kryerja e kurbanit nuk është detyrim por është sunet i fortë / vepër shumë e pëlqyeshme kryerja e së cilës shpërblehet dhe lënia e saj nuk ndëshkohet.
  5. Mubah: Veprim i lejuar, as i shpërblyeshëm dhe as i ndëshkueshëm.
  6. Sunet i fortë: Veprim kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet, pra nuk është detyrim dhe kush nuk e zbaton atë nuk bie në mëkat.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top