BANIMI NË SHTËPINË E BLERË ME KAMATË

Numri i fetvasë: 308 BANIMI NË SHTËPINË E BLERË ME KAMATË

Kategoria: DISPOZITA TË BORXHIT

153 shfletues/klikues BANIMI NË SHTËPINË E BLERË ME KAMATË


 Pyetje: BANIMI NË SHTËPINË E BLERË ME KAMATË


Prej shumë vitesh jetoj bashkë me babanë dhe vëllanë në një shtëpi në fshat e cila është në kushte të mira. Kohët e fundit babai dhe vëllai kanë marrë kredi me kamatë dhe kanë blerë shtëpi në qytet, gjë me të cilën unë nuk jam pajtuar. A më lejohet (a kam gjynah) që të ndahem nga ata dhe të qëndroj (banoj) në këtë shtëpi ku jam e të mos banoj te shtëpia tjetër (që është blerë me kamatë)?


 Përgjigjja: BANIMI NË SHTËPINË E BLERË ME KAMATË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon1:

Së pari: Blerja e shtëpisë me borxh kamator është mëkat i madh

Nëse këtu bëhet fjalë për blerjen e shtëpisë me borxh kamator (para që janë marrë borxh nga banka etj. dhe shlyerja e këtij borxhi duhet shoqëruar me pagesën e një shtese kamatore parash), në këtë rast kemi të bëjmë me kryerjen e një harami2 që i përket mëkateve të mëdha. Sa në fjalë bazohet në mendimin më të fuqishëm të dijetarëve muslimanë, të cilët janë shprehur se marrja-shlyerja e borxhit me kamatë përbën një nga mëkatet e mëdha që nuk lejohet të ndërmerret vetëm se kur njeriu e bën këtë nga domosdoshmëria (zori / vështirësia shumë e madhe e papërballueshme).Lexoni më tepër

Mbështetësit e këtij mendimi theksojnë se personi me të ardhura të mjaftueshme për të banuar me qera (ai vetë dhe personat që ka në përgjegjësi juridike) nuk konsiderohet në gjendjen e domosdoshmërisë (vështirësisë së madhe të papërballueshme) që e bën të lejuar marrjen e kredisë kamatore, pasi caku i domosdoshmërisë obligon që tek ky person të jetë më i fuqishëm mendimi se mosbërja e kësaj gjëje të konsideruar si domosdoshmëri, mundet t’i shkaktojë (personit apo kujt ai ka në përgjegjësi) vdekje a dëmtim të ndonjë gjymtyre trupore, ose vështirësi shumë të madhe të papërballueshme ose rënie nën kufirin minimal të varfërisë3.Lexoni më tepër

Së dyti: Kontrata e blerjes së shtëpisë është e vlefshme në vetvete

Në fakt, në këtë rast kemi të bëjmë me dy kontrata të veçanta (me kontratën e borxhit kamator dhe kontratën tjetër të shitblerjes së shtëpisë) të ndara nga njëra-tjera; së këtejmi, edhe pse shtëpia në fjalë është blerë me borxh kamator, ajo konsiderohet pronë e rregullt e blerësit të saj dhe prandaj atij i lejohet ta përdorë atë si çdo pronë tjetër të tij (si banesë, për shitblerje, dhënie me qera etj.), pasi harami i bërë në këtë rast ka të bëjë me personin (në vetvete) që ka marrë borxhin kamator dhe jo me borxhin (në vetvete).Lexoni më tepër

Së treti: Obligohet këshillimi i kujt merr borxh me kamatë dhe pendimi i tij

Në të tilla raste muslimanit (sidomos lidhur me familjarët e tij) i del për detyrë ta këshillojë dhe kujtojë rënësin në mëkat (sidomos në mëkatet e mëdha), se Allahu i ka konsideruar këto veprime haram, se Ai e ka ndaluar kryerjen e tyre etj. dhe se mëkatari duhet të pendohet sa më parë.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. BANIMI NË SHTËPINË E BLERË ME KAMATË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ BANIMI NË SHTËPINË E BLERË ME KAMATË

BANIMI NË SHTËPINË E BLERË ME KAMATË

  1. Shih: islamweb, islamweb, islamweb dhe islamqa.
  2. Haram: Veprim i ndëshkueshëm i paligjshëm, që bie në kundërshtim me normat juridike islame, kryerja e të cilit ndëshkohet fetarisht dhe lënia e tij shpërblehet.
  3. Shih: islamweb dhe islamweb.
  4. Shih: islamweb.
REPLIKË BLERJES SË SHTËPISË ME KAMATË
SHLYERJA E BORXHIT TË PRINDIT TË VDEKUR
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.