ANËTARËSIMI ME PAGESË NË SINDIKATË

Numri i fetvasë: 360 ANËTARËSIMI ME PAGESË NË SINDIKATË

Kategoria: SIGURIMI NË SHOQËRITË E SIGURIMEVE

129 shfletues/klikues ANËTARËSIMI ME PAGESË NË SINDIKATË


 Pyetje: ANËTARËSIMI ME PAGESË NË SINDIKATË


Jetoj në një vend evropian ku punoj në një fabrikë dhe jam bërë anëtar në sindikatën e punëtorëve përmes pagesës së një kësti (sasie) mujore të caktuar parashë, përkundrejt disa shërbimeve që siguron kjo sindikatë për anëtarët e saj, si p.sh.: ofrimin falas të kurseve të kualifikimit profesional, angazhimin me procedurat mbrojtëse përkatëse në rastin e pushimit nga puna të punëtorit anëtar etj. Desha të di se cila është dispozita e pagesës së këtyre kësteve mujore dhe përfitimit të shërbimeve në fjalë?


 Përgjigjja: ANËTARËSIMI ME PAGESË NË SINDIKATË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me këtë çështje juristët bashkëkohorë muslimanë përmendin sa vijon1:

Nëse një sindikatë punëtorësh punon në drejtimin e mbrojtjes së të drejtave të punëmarrësve (punëtorëve) pa i bërë padrejtësi punëdhënësve dhe i ofron shërbimet e saj (që janë të lejuara në vetvete) përmes përdorimit të kësteve që paguajnë anëtarët e saj, me kusht që kjo sindikatë: (së pari) të mos jetë e siguruar në një shoqëri tregtare (fitimprurëse) siguracioni dhe (së dyti) të mos e investojë dhe përdorë sasinë e parave të kësteve të grumbulluara prej anëtarëve të saj, në punë të ndaluara (si: vendosja e këtyre parave në banka përkundrejt përfitimit të kamatës, investimi i tyre në projekte tregtare të ndaluara si shitblerjen e pijeve alkoolike dhe ngjashëm); nëse plotësohen kushtet e cekura më lart, nuk ka ndonjë problem që personi të anëtarësohet në të tilla sindikata dhe të përfitojë të këtilla shërbime përkundrejt pagesës së një kësti të caktuar mujor.

Ky lejim bazohet në faktin se rasti i tillë i ngjan sigurimit bashkëpunues (ndihmues) jofitimprurës, të njohur në terminologjinë islame si Et-Teëmin Et-Tea’ueni (sigurim bashkëpunues jofitimprurës2).

Siç dihet sigurimi bashkëpunues jofitimprurës lejohet, sepse ai bazohet në bashkëpunimin dhe ndihmesën reciproke (të ndërsjellë) që hyn brenda kornizave lejueseve të normave ligjore islame dhe sepse ndihmesa e interesave legjitime të punëtorëve përmes shërbimeve falas që bëhen nga i tillë sigurim bashkëpunues jofitimprurës, i përket bashkëpunimit apo ndihmesës në vepra të mira, gjë për të cilin bën fjalë thënia kuranore: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.3

Allahu e di më mirë. ANËTARËSIMI ME PAGESË NË SINDIKATË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ ANËTARËSIMI ME PAGESË NË SINDIKATË

ANËTARËSIMI ME PAGESË NË SINDIKATË

  1. Shih: islamweb.
  2. Sigurim bashkëpunues jofitimprurës (Et-Teëmin Et-Tea’ueni): Nënkupton këstet që paguhen nga një grup njerëzish jo për qëllime fitimi (tregtie), por si ndihmë, që veçohen për dëmshpërblimin e anëtarit që dëmtohet (pastaj nëse me këstet e anëtarësive të mbledhura është e pamundur të paguhet dëmshpërblimi, anëtarët pagojnë këste shtesë për të mbuluar defiçitin, ndërsa nëse këstet e grumbulluara janë më shumë sesa duhet, anëtarëve u lind e drejta që t’i përvetësojnë ato); almoslim.
  3. El-Maide: 2.
ZHDËMTIMI-REFERENCA JURIDIKE ISLAME
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.