AKUZIMI PËR MAGJI DUHET FAKTUAR

Numri i fetvasë: 182 AKUZIMI PËR MAGJI DUHET FAKTUAR

Kategoria: ÇFARË NDALOHET NË TË FOLUR

1 559 shfletues/klikues AKUZIMI PËR MAGJI DUHET FAKTUAR


 Pyetje: AKUZIMI PËR MAGJI DUHET FAKTUAR


E njoh qartë magjistarin në bazë të disa shenjave e ai fatkeqësisht është prej disa të afërmëve që vijnë në shtëpinë time. Me siguri që ai do më bëj dëm. Puna është se familja nuk më beson. Pyetja ime është si duhet vepruar sipas fesë islame në këtë rast, a duhet t’i shkëpus marrëdhëniet me atë dhe familjen e tij dhe a duhet ta kërcënoj nëse vjen përsëri në shtëpinë time?


 Përgjigjja: AKUZIMI PËR MAGJI DUHET FAKTUAR


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari e lusim Allahun të na mbrojë nga dëmet e magjistarëve dhe magjive. Kurse më tej,  ne si muslimanë duhet ta dimë me siguri se për muslimanin është obligim të dijë se dobia apo dëmi nuk shndërrohen në realitet jetik përveçse me lejen e Allahut të Plotfuqishëm, i Cili e lejon dobinë dhe mirësinë që të ndodhin falë mëshirës e mirësisë së Tij dhe e lejon dëmin dhe të keqen që të ndodhin falë drejtësisë e urtësisë së Tij.

Është e qartë se të gjitha krijesat: njerëzit, bimët, gurët dhe trupat qiellorë, sado të mëdhenj që të jenë, nuk janë gjë tjetër përveçse tregues të madhështisë së krijimit të Allahut të Lartmadhëruar dhe se asnjeri nuk ka fuqi të mbinatyrshme të ndikojë në gjithësi, por krijimi, urdhërimi, fuqia dhe drejtimi ndodhin vetëm me urdhrin e të Lartmadhëruarit Allah, siç ka thënë Allahu i Lartmadhëruar: “Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi. I Bekuar është Allahu, Zoti i botëve!1

Pra në jetën e muslimanit nuk ka vend për shprehje të tilla si “me siguri që magjistari do më bëj dëm”, por në raste të tilla muslimani duhet të mendoj mirë për Allahun dhe të thotë e lutet me fjalët: “Asgjë e mirë dhe e keqe nuk ndodh vetëm se me lejen Tënde o Allah; shmange nga unë të keqen e magjistarëve dhe magjisë!”,- apo ngjashëm me këto fjalë.

Kurse sa i  përket pyetjes së parashtruar, ajo që mund të thuhet është sa vijon:

Së pari: Nuk ka dyshim se vepra e magjisë është një prej gjynaheve të mëdha rrënuese.Lexoni më tepër

Së dyti: Duhet të bëjmë shumë kujdes që të mos biem në akuzimin e padrejtë të tjetrit

Prej përsosmërisë dhe kompletimit të atributeve dhe veprimeve hyjnore të Allahut, është se Ai nuk i bën padrejtësi robërve të Tij. Allahu i Lartësuar ia ka ndaluar padrejtësinë Vetes së Tij hyjnore dhe ia ndaloi edhe robërve të Tij që të sillen, reagojnë dhe përgjigjen padrejtësisht. Së këtejmi, njerëzit, sidomos muslimanët, janë të urdhëruar që të jenë sa më të drejtë, qoftë edhe me armiqtë, dhe të mos bëjnë asnjë akuzë pa pasur fakte të sigurta.Lexoni më tepër

Për më tepër, në situata si ato të vendeve tona ku sistemi i jetesës së familjeve dhe shoqërive tona dominohet nga fryma jofetare, detyra që i del muslimanit është që të mundohet sa të mundet t’i këshillojë njerëzit, qoftë edhe ata që janë të dyshimtë apo përfshirë, t’i urdhërojë dhe inkurajojë në të mirë dhe t’i ndalojë dhe dekurajojë nga e keqja, duke u folur për kërcënimet hyjnore që kanë ardhur në lidhje me këto veprime rrënuese.

Këtë mund ta bëjë edhe përmes bisedave direkte, ligjëratave, broshurave etj. të teologëve apo personave të kualifikuar, ku sqarohet fakti se magjia është një haram / mëkat shumë i madh dhe se vepruesi i saj bashkë me ata që u besojnë magjisë dhe magjistarëve, janë buzë gremine nëse nuk pendohen. Pastaj po qe se personi (i dyshuar për magji apo që është përfshirë realisht në të) pendohet, kjo është mirësi e madhe për kë bëhet shkak për një gjë të tillë; në të kundërt, ndaj këtyre personave duhet të mbajmë një qëndrim të rezervuar, në përputhje me rastet përkatëse, por duke bërë kujdes që kur bëhet fjalë për dyshime të mos biem në akuzimin e padrejtë të tjetrit.5

Allahu e di më mirë. AKUZIMI PËR MAGJI DUHET FAKTUAR

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ AKUZIMI PËR MAGJI DUHET FAKTUAR

AKUZIMI PËR MAGJI DUHET FAKTUAR

  1. El-Araf: 54.
  2. Hadith kudsi: Transmetim i shenjtë hyjnor, që është kuptimisht nga Allahu dhe shprehimisht nga Profeti (Paqja qoftë mbi të!).
  3. Muslimi 2577.
  4. El-Maide: 8.
  5. Shih: islamqa, islamweb dhe islamweb.
E VËRTETA E MAGJISË DHE SI NDODH AJO
SHENJAT KRYESORE TË MAGJISTARËVE
 

2 comments on “AKUZIMI PËR MAGJI DUHET FAKTUAR

  1. Sela

    Selam Alejkum we rahmetullah Hoxhe Altin.
    Falenderoj per gjithcka shkruan!
    Elhamdulilah qe ekziston.

    • Altin Torba

      Alejkum selam dhe Zoti ju shperblefte per motivimin. Allahu na perdorte ne te mire te muslimaneve dhe njerezimit. Amin!

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.