JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

AGJËRIMI I RAMAZANIT SIPAS KOMUNITETIT

Numri i fetvasë: 161 AGJËRIMI I RAMAZANIT SIPAS KOMUNITETIT

Kategoria: VËRTETIMI I HYRJES SË RAMAZANIT

3 741 shfletues/klikues AGJËRIMI I RAMAZANIT SIPAS KOMUNITETIT


 Pyetje: AGJËRIMI I RAMAZANIT SIPAS KOMUNITETIT


Cili është mendimi i juristëve muslimanë për agjërimin dhe përfundimin e agjërimit të Ramazanit sipas insititucionit fetar islam që drejton komunitetin e muslimanëve në vend, që bazohet në caktimin e kalendarit hënor, sipas përllogaritjeve paraprake astronomike? Po kur Ramazani është caktuar nga insititucioni fetar musliman në vend me 29-të ditë, por disa muslimanë e kanë agjëruar atë me 30-të ditë (bazuar në caktimin e Ramazanit në vende të tjera islame kompetente) dhe disa me 29-të ditë, a duhet që kush ka agjëruar 29-të ditë, ta plotësojë (agjërojë) edhe ditën e 30-të (në fjalë) që s’e ka agjëruar?


 Përgjigjja: AGJËRIMI I RAMAZANIT SIPAS KOMUNITETIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me vendosjen e kohës së fillimit të muajit hënor (përfshirë Ramazanin), dijetarët muslimanë janë bazuar në transmetimin profetik: “Nëse e shikoni atë (hënën e re të muajit Ramazan) atëherë agjëroni dhe nëse e shikoni (hënën e re të muajit Sheual) ndërpriteni agjërimin; por nëse ajo (hëna e re e Ramazanit ose e Sheualit) u mbulohet [u dalin pengesa për ta shikuar, si retë, mjegulla apo ngjashëm], përllogariteni atë (hënën e re).1

Mbështetur në këtë transmetim referent, dijetarët muslimanë janë të mendimit se fillimi dhe mbarimi i muajve hënorë (përfshirë Ramazanin), vendoset me format në vijim:

Forma e parë: Agjërohet kur shikohet hëna e re me sy të lirë

Shikimi me sy të lirë i hënës së re bazohet në pjesën e parë të transmetimit profetik të lartpërmendur: “Nëse e shikoni atë (hënën e re) atëherë agjëroni dhe nëse e shikoni ndërpriteni agjërimin.Lexoni më tepër

Forma e dytë: Nëse hëna e re nuk shikohet, atëherë agjërimi fillohet duke bërë përllogaritje

Mendimet e dijetarëve në lidhje me këtë formë ndryshojnë në bazë të interpretimit që ata i bëjnë pjesës së dytë të hadithit të mësipërm profetik: “… por nëse ajo (hëna e re) u mbulohet (u dalin pengesa për ta shikuar), përllogariteni atë (hënën e re).”Lexoni më tepër

Forma e tretë: Agjërohet sipas popullit (komunitetit) dhe përfundimi i agjërimit bëhet po sipas tijLexoni më tepër

Dy mendimet kryesore të juristëve muslimanë në lidhje me formën e tretë janë:

Mendimi mbështetës: Agjërimi fillon dhe përfundon sipas komunitetit (shumicës së njerëzve)

Nëse insititucioni më i lartë drejtues fetar në vend vepron në kundërshtim me normat bazë sheriatike (ligjore islame), duke i caktuar muajt hënorë sipas një metodologjie tjetër (të ndryshme nga metodologjia konsensuale e juristëve muslimanë, si në rastin e kalendarëve hënorë që caktohen një vit më parë bazuar në përllogaritjet astronomike) dhe duke ia imponuar këtë metodë njerëzve, për këtë rast agjërimi dhe përfundimi i tij bëhen sipas bashkësisë (komunitetit) të muslimanëve banorë të vendit. Kësisoj shkarkohet përgjegjësia, përderisa ditët e agjëruara kapin numrin 29 ditë, pasi ky është numri minimal i ditëve të muajit hënor. Në këtë situatë muslimani lipset të shmangë përçarjen dhe konfrontimin me institucionet kryeneçe.3Lexoni më tepër

Ky mendim përbën përzgjedhjen e Ibn Tejmijes, mendimin e Ibn Bazit, El-Feuzanit, Albanit etj.; të cilët janë të mendimit se thënia profetike në fjalë nënkupton se agjërimi dhe përfundimi i agjërimit të Ramazanit [sikurse në rastin e personit që e ka parë hënën e re dhe nuk i është marr për bazë dëshmia], duhet të jetë në përputhje me agjërimin e bashkësisë (komunitetit) të njerëzve, sipas udhëzimit të insitucionit fetar islam drejtues në vend, edhe nëse ky i fundit bazohet në përllogaritjet astronomike, pasi kësisoj arrihet ruajtja e unitetit të muslimanëve.5

Mendimi kundërshtues: Personi duhet ta fillojë individualisht agjërimin dhe nuk duhet ta përfundojë atë pa e përfunduar bashkësia (komuniteti apo shumica dërrmuese) e muslimanëve

Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve, përfshirë Ebu Hanifen, Malikun, Ahmedin, El-Uthejminin etj.; të cilët thonë se thënia profetike referente në fjalë, nënkupton se personi duhet të rezervohet në të agjëruar duke: (së pari) bërë agjërim individual (bazuar në hënën e re të Ramazanit që ka dëshmuar me sytë e tij) dhe (së dyti) mos bërë përfundim individual të agjërimit (bazuar në hënën e re të Sheualit / mbarimit të Ramazanit, që ai e ka parë me sytë e tij, veçmas popullit të tij), por atij i del si detyrë ta përfundojë agjërimin e Ramazanit vetëm kur ta përfundojë atë bashkësia (komuniteti apo shumica dërrmuese) e muslimanëve banorë të vendit ku gjendet.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. AGJËRIMI I RAMAZANIT SIPAS KOMUNITETIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ AGJËRIMI I RAMAZANIT SIPAS KOMUNITETIT

AGJËRIMI I RAMAZANIT SIPAS KOMUNITETIT

  1. El-Bukhari 1900 dhe Muslimi 1080.
  2. Sunenu Et-Tirmidhi 697, Albani në Sahihu Sunenu Et-Tirmidhi 561, ka thënë se hadithi është “sahih/i saktë”.
  3. Shih: el-wassat.
  4. Mexhmu’u El-Fetava – Li Ibn Tejmije v. 25, f. 202 dhe Mexhumu’u Fetava Ibn Baz v. 15, f. 72.
  5. Shih:  kulalsalafiyeen dhe islamhouse (min: 71:20-72:02).
  6. Shih: islamqa dhe islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top