Numri i fetvasë: 111 AGJËRIMI NË SHABAN E GJYSMËN E DYTË TË TIJ
Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR
3 085 shfletues/klikues AGJËRIMI NË SHABAN E GJYSMËN E DYTË TË TIJ
Pyetje: AGJËRIMI NË SHABAN E GJYSMËN E DYTË TË TIJ
Cili është gjykimi (dispozita) për agjërimin në muajin shaban dhe gjysmën e dytë të tij?
Përgjigjja: AGJËRIMI NË SHABAN E GJYSMËN E DYTË TË TIJ
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Agjërimi vullnetar i krejt, shumicës apo gjysmës së parë të muajit Shaban është i pëlqyeshëm; ndërsa fjala e përmbledhur lidhur me agjërimin në gjysmën e dytë të tij (Shabanit) është:
Së pari: Lejohen në të pa problem agjërimet e llojeve në vijim:
a. lejohet agjërimi vullnetar i ditëve, si: e hëna dhe e enjtja, agjërimi një ditë po dhe një ditë jo etj., që muslimani/ja: (1) e ka bërë traditë që t’i agjërojë që nga muajt e mëparshëm, ose (2) i ka agjëruar që nga gjysma e parë e shabanit, ose (3) e ka bërë nijet (ndërmend) të vijojë t’i agjërojë edhe pas gjysmës së dytë të shabanit (pra pas ramazanit);
b. lejohet nëse muslimani/ja e agjëron vullnetarisht krejt Shabanin apo shumicën e tij, madje ky lloj agjërimi është i pëlqyeshëm;Lexoni më tepër
c. agjërimi i ditës 15 shaban, lejohet nëse kryhet duke u pasur parasysh sa u përmend në dy pikat e mësipërme, ose nëse agjërohet me konsideratën e ditëve të netëve të bardha (13, 14 dhe 15 të çdo muaji hënor), por nuk lejohet të agjërohet veçmas ditëve të tjera, pasi transmetimet e ardhura për natën e gjysmë shabanit – bazuar në ekzaminuesit që i konsiderojnë të vërteta – nuk argumentojnë veçimin me agjërim dhe adhurim të komplet ditës 15 shaban apo ditës së saj;
d. agjërimi i detyrueshëm: i ditëve të mbetura nga Ramazani, për shkak të zotimit, shlyerjes së betimit etj., lejohet pa asnjë problem në fillim, në mes ose në fund të muajit Shaban.
Së dyti: Agjërimi vullnetar josistematik (në gjysmën e dytë të shabanit)
Nëse ky agjërim nuk është prej traditës së muslimanit/es (më konkretisht nuk është i sojit të agjërimit vullnetar që u cek më sipër), shumica e juristëve muslimanë (përveç medh’hebit Shafi’i dhe Ibn Hazmit) kanë thënë se një gjë e tillë lejohet dhe nuk është as haram (e paligjshme/e ndëshkueshme) dhe as mekruh (e papëlqyeshme/e qortueshme), që muslimani të agjërojë vullnetarisht [në mënyrë të pakushtëzuar] pasi të ketë hyrë gjysma e dytë e muajit Shaban.
Së treti: Agjërimi i “Jeumu Esh-Shek/Dita e Dyshimit”1
Kjo ditë është dita 30 shaban dhe përkon me rastin kur në mbrëmjen e 29-të të muajit shaban, bëhet e pamundur të shihet hëna e re e ramazanit dhe për pasojë nuk dihet me siguri nëse dita e nesërme është 30 shaban apo 1 ramazan. Dispozita në këtë rast është që dita e nesërme të konsiderohet se është 30 shaban; në lidhje me agjërimin e kësaj dite janë dhënë këto mendime:
a. shumica e juristëve muslimanë thonë se është mekruh (diçka e papëlqyeshme) që muslimani ta agjërojë këtë ditë për të qenë i rezervuar (pra me mendimin se ajo mund të jetë 1 ramazan);Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. AGJËRIMI NË SHABAN E GJYSMËN E DYTË TË TIJ
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ AGJËRIMI NË SHABAN E GJYSMËN E DYTË TË TIJ
AGJËRIMI NË SHABAN E GJYSMËN E DYTË TË TIJ
- Jeumu Esh-Shek/Dita e Dyshimit: Dita në fundin e muajit shaban, e cila përbën rastin kur në mbrëmjen e 29-të të muajit shaban, bëhet e pamundur të shihet hëna e re e ramazanit dhe për pasojë nuk dihet me siguri nëse dita e nesërme është 30 shaban apo 1 ramazan. ↩