JETA E VËRTETË

AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN

Numri i fetvasë: 74 AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN

Kategoria: HYRJA-PARATHËNIA E AGJËRIMIT

7 997 shfletues/klikues AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN


 Pyetje: AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN


A pranohet agjërimi i atij personi që nuk fal namaz?


 Përgjigjja: AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!Lexoni më tepër

Lidhur me agjëruesin që pohon se namazi është detyrim hyjnor, por nuk e fal namazin nga dembelizmi, juristët muslimanë kanë mendimet kryesore1 në vijim:

Mendimi i parë: Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi, maliki dhe shafi’i), janë të mendimit se personi që pohon se namazi është detyrim (obligim) hyjnor dhe nuk e fal atë nga dembelizmi, nuk bie në felëshim (nuk shpallet renegat / tradhtar i fesë islame) dhe rrjedhimisht nuk i asgjësohen veprat e tij. Sipas këtij mendimi, agjërimi i këtij personi është i saktë (i vlefshëm) dhe i shpërblyeshëm.

Mendimi i dytë: Një numër i shumtë dijetarësh muslimanë, janë të mendimit se personi që nuk e fal namazin nga dembelizmi, edhe nëse pohon se namazi është detyrim (obligim) hyjnor, ka rënë në felëshim (ka tradhtuar fenë islame) dhe automatikisht të këtillit i asgjësohen të gjitha veprat. Bazuar në këtë mendim, agjërimi i këtij personi nuk është i saktë (i vlefshëm) dhe nuk shpërblehet.Lexoni më tepër

Ndërkaq, duhet ditur se edhe referuar në mendimin se agjërimi i këtij personi është i shpërblyeshëm, të mirat e këtij shpërblimi është vështirë t’i bëjnë dobi këtij lënësi të namazit, në peshoren e veprave të tij në Ditën e Gjykimit, në raport me të këqijat rrënuese për shkak të lënies së namazit, bazuar në shumë thënie autentike profetike mbi këtë fakt, si thënia:

Atij që lë (pa falur) namazin e ikindisë, i ka humbur puna e tij2; ku theksohet se lënia e një namazi të vetëm e bën të pavlerë punën e personit, e lëre më pastaj nëse lihen pa falur namaze të shumta apo lihet namazi për fare.Lexoni më tepër

Gjithsesi, nëse personi agjëron por nuk falet, ne nuk duhet t’i themi se ai e ka kot që agjëron, por duhet ta përgëzojmë për agjërimin e tij dhe ndërkaq ta këshillojmë e t’i flasim me urtësi dhe argument mbi  dispozitën, vlerën dhe rëndësinë e padiskutueshme të kryerjes së namazit. Kësisoj, më parësore për ne si muslimanë është që persona të tillë t’i urdhërojmë dhe nxisim në këtë ritual dhe të tjerë ritualë të rëndësishëm veç tij, me shpresën që këto vepra të mira mund të hapin tek ata derën e pendimit.

Allahu e di më mirë. AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN

 AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN

  1. Shih: islamweb, islamweb, islamweb, islamweb, azhar, almunajjid dhe al-qaradawi
  2. El-Bukhari 553.
  3. Ebu Daudi 864, Et-Tirmidhi 413, En-Nesai 465; Albani në “Sahihu Suneni Et-Tirmidhi, ka thënë se hadithi është “sahih / i vërtetë”.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top