JETA E VËRTETË

AGJËRIMI I MUAJVE TË SHENJTË

Numri i fetvasë: 307 AGJËRIMI I MUAJVE TË SHENJTË

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

3 107 shfletues/klikues AGJËRIMI I MUAJVE TË SHENJTË


 Pyetje: AGJËRIMI I MUAJVE TË SHENJTË


A mund të na tregoni lidhur me agjërimin në muajt e shenjtë dhe a lejohet agjërimi i plotë i tyre?


 Përgjigjja: AGJËRIMI I MUAJVE TË SHENJTË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Pëlqyeshmëria e agjërimit të plotë të gjithë muajve të shenjtë së bashku (ose veçuar) përbën mendimin më të fuqishëm të mbështetur nga shumica e juristëve muslimanë; kurse në mënyrë më të hollësishme në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon1:Lexoni më tepër

Mendimi i parë: Agjërimi tërësor i muajve të shenjtë konsiderohet vepër e pëlqyeshme

Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi, maliki, shafi’i dhe një pjesë të medh’hebit hanbeli) janë të mendimit (që përbën mendimin më të fuqishëm) se agjërimi në muajt e shenjtë (Dhul Ki’ade, Dhul Hixhe, Muharrem dhe Rexheb) është mustehab (vepër e pëlqyeshme), ku më konkretisht shumica e tyre (përfshirë medh’hebin maliki, shafi’i dhe hanbeli) janë të mendimit se agjërimi tërësor i muajve të shenjtë konsiderohet vepër e pëlqyeshme (mendub2).

Këtë ata e kanë argumentuar me një sërë argumentesh, prej të cilëve janë:

Së pari: Thënia profetike: “‘Agjëro prej muajve të shenjtë dhe lër!‘- e tha këtë tre herë”3; pra (sipas interpretimit të imam En-Neueui) i tha personit “lër” sepse agjërimi i shumtë e rëndonte atë (siç ceket në fillimin e trajtës së plotë të këtij transmetimi profetik), ndërsa për personin që nuk e rëndon agjërimi i plotë i të gjithë muajve të shenjtë, agjërimi i tyre konsiderohet vepër e mirë4.

Së dyti: Thënia tjetër profetike ku vjen se kur Profeti (Paqja qoftë mbi të!) u pyet për shkakun se përse agjëronte veçanërisht shumë në Shaban, u përgjigj: “Ky është një muaj karshi të cilit njerëzit tregohen të shkujdesur, mes Rexhebit dhe Ramazanit5; pra hidhet dritë mbi faktin se dy muajt Rexheb dhe Ramazan janë muaj adhurimi dhe bindjeje, karshi të cilëve njerëzit nuk tregohen të shkujdesur, ndaj, duke qenë se vepra e mirë bëhet dhe shpërblehet shumëfish në to, është e ligjëruar që në to (Rexhebin dhe muajt e shenjtë) të agjërohet, me qëllim që të arrihet shpërblimi i shumëfisht.

Së treti: Fakti se disa prej selefëve (dijetarëve të tre gjeneratave muslimane) prej të cilëve Ibn Umeri, El-Hasen El-Basriu etj., i agjëronin të gjithë muajt e shenjtë.

Mendimi i dytë: Asnjëri prej muajve të shenjtë nuk agjërohet tërësisht dhe veçmas pëlqehet të agjërohet vetëm Muharremi

Disa juristë muslimanë janë të mendimit se më e mira është që agjëruesi i muajve të shenjtë të mos e agjërojë asnjërin prej tyre tërësisht dhe se agjërimi në vetvete (veçmas) i muajve të shenjtë pëlqehet vetëm për muajin Muharrem.

Allahu e di më mirë. AGJËRIMI I MUAJVE TË SHENJTË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ AGJËRIMI I MUAJVE TË SHENJTË

AGJËRIMI I MUAJVE TË SHENJTË

  1. Shih: islamweb, saaidislamport dhe islamweb.
  2. Mendub: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe është më parësore se moskryerja, por kjo e fundit (moskryerja) nuk ndëshkohet.
  3. Ebu Daudi 2428; Ebu Daudi e ka kaluar në heshtje ekzaminimin e këtij transmetimi, prandaj sipas tij ky transmetim është salih (i rregullt/i besueshëm), duke qenë se ai (Ebu Daudi) në shkresën që ua drejton mekasve thotë: “Për çdo rast që kam heshtur, i tilli është në rregull (salih/transmetim i besueshëm)” (shih: dorar), ndërsa Albani ka thënë se ky transmetim është daif/i dobët (shih: islamqa).
  4. Shih: islamweb.
  5. En-Nesai 2357, Albani ka thënë se transmetimi është sahih/i vërtetë.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top