AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM

Numri i fetvasë: 366 AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM

Kategoria: MIRËSIA E MUAJIT MUHARREM

80 shfletues/klikues AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM


 Pyetje: AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM


A mund të na tregoni lidhur me agjërimin në muajin e Muharremit dhe a lejohet agjërimi i plotë i tij?


 Përgjigjja: AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Teksti profetik referent mbi këtë çështje është: “Më i miri agjërim [vullnetar] pas [agjërimit të obliguar të] Ramazanit është muaji i Allahut, Muharremi; dhe namazi më i mirë pas farzit është namazi i natës.”1Lexoni më tepër

Të gjithë juristët muslimanë janë të një mendimi mbi pëlqyeshmërinë e agjërimit sa më të shumtë gjatë muajit Muharrem, ndërsa sa i përket agjërmit të plotë të tij ata ndajnë dy mendimet kryesore në vijim2:

Mendimi i parë: Pëlqehet agjërimi i plotë i Muharremit3

Mendimi i shumicës së dijetarëve muslimanë (përfshirë të katër medh’hebet) që përbën mendimin parësor në këtë çështje, është  se bazuar në kuptimin e drejtpërdrejtë të thënies së mësipërme profetike, agjërimi në muajin Muharrem është një vepër e mirë dhe sa më shumë që të agjërojë robi në këtë muaj, aq më shumë shpërblehet. Po kështu, me lejen e Zotit, mirë vepron edhe kushdo që e agjëron këtë muaj plotësisht.Lexoni më tepër

Mbështetësit e këtij mendimi kanë theksuar se transmetimi i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ku ajo përmend se nuk di që Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ta ketë agjëruar ndonjëherë një muaj të plotë përveç Ramazanit (shih më poshtë), tregon në mënyrë të kufizuar atë çfarë ajo (Aishja) personalisht ka parë; teksa transmetimi referent (Më i miri agjërim pas Ramazanit është muaji i Allahut, Muharremi) tregon qartazi mbi faktin se bëhet fjalë për agjërimin e komplet muajit të Muharremit7.

Mendimi i dytë: Pëlqehet agjërimi sa më i shumtë i Muharremit, por jo plotësisht8

Mbështëtësit e këtij mendimi, transmetimin referent profetik (të lartpërmendur) e interpretojnë në konturin e transmetimit tjetër profetik ku Aishja përmend se ajo nuk di që Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ta ketë agjëruar ndonjëherë një muaj të plotë përveç Ramazanit (shih më poshtë); së këtejmi ata e mbartin atë (transmetimin profetik referent në fjalë) në kuptimin e pëlqyeshmërisë të agjërimit vullnetar sa më të shumtë në muajin Muharrem dhe jo në kuptimin se Muharremi pëlqehet të agjërohet plotësisht.Lexoni më tepër

– Në përfundim mbetet të themi se mendimi më i fuqishëm lidhur me çështjen në fjalë, është se agjërimi gjatë muajit Muharrem konsiderohet një vepër e mirë dhe sa më shumë që të agjërojë personi prej këtij muaji, aq më shumë shpërblim merr; ndërkaq, kush e agjëron muajin Muharrem plotësisht, ka bërë një vepër të mirë dhe të pëlqyeshme.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM

AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM

  1. Muslimi 1163.
  2. Shih: islamweb, feqhweb dhe saaid.
  3. Shih: islamweb dhe islamweb.
  4. Muslim 1163.
  5. Me “muaji i Allahut El-Haram”, nënkuptohet muaji Muharrem (shih: islamqa).
  6. El-Buhuti, Keshafu El-Kina’a, v. 2 f. 7.
  7. Shih dorar.
  8. Shih: islamqa.
  9. El-Bukhari 1971 dhe Muslimi 746, 1157.
  10. Mustehab: Veprim ritualisht i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
DATA AGJËRIMESH VULLNETARE 2019-2020
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.