JETA E VËRTETË

AGJËRIMI I KUJT FLE GJATË GJITHË DITËS

Numri i fetvasë: 357 AGJËRIMI I KUJT FLE GJATË GJITHË DITËS

Kategoria: ÇFARË NUK E PRISH AGJËRIMIN

1 528 shfletues/klikues AGJËRIMI I KUJT FLE GJATË GJITHË DITËS


 Pyetje: AGJËRIMI I KUJT FLE GJATË GJITHË DITËS


Sot, në një prej ditëve të agjërimit tim të Ramazanit, jam zgjuar në ora 13:40, rreth 10 minuta pas hyrjes së kohës së namazit të drekës. A më pranohet kjo ditë e agjërimit apo jo?


 Përgjigjja: AGJËRIMI I KUJT FLE GJATË GJITHË DITËS


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Nëse agjëruesi, në natën e mëparshme (në ditën paraprake, nga koha e akshamit, deri në ditën e ardhshme para agimit), e ka pasur nijetin (qëllimin) që të agjërojë, në këtë rast agjërimi i tij është në rregull edhe nëse ai ka qenë në gjumë nga koha e hyrjes së agjërimit dhe deri në drekë (siç vjen në pyetje).Lexoni më tepër

Për më tepër, juristët muslimanë kanë përmendur se, nëse personi e bën qëllimin për të agjëruar para hyrjes së ditës së agjërimit dhe e zë gjumi i thellë nga koha e hyrjes së agjërimit (agimi) deri pas hyrjes së kohës së mbarimit të agjërimit (në aksham), sërish agjërimi i tij është i vlefshëm, sidomos nëse ai zgjohet qoftë edhe për një kohë të shkurtër para se të ketë perënduar dielli (para se të ketë mbaruar dita e agjërimit).

Kurse në mënyrë më të zgjeruar lidhur me këtë çështje, juristët muslimanë kanë përmendur sa vijon1:

Së pari: Agjërimi i kujt zgjohet për një moment të ditës së agjërimit

Juristët muslimanë janë që të gjithë (konsensualisht) të mendimit se nëse personi agjërues (i cili e ka pas bërë nijetin / qëllimin e agjërimit natën, para se të hynte dita e agjërimit)) zgjohet qoftë edhe për një moment të ditës së agjërimit në Ramazan dhe pas kësaj fle gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës, agjërimi i të këtillit është i vlefshëm (i rregullt).

Së dyti: Agjërimi i kujt fle gjatë gjithë ditës së agjërimit2

Agjërimi i personit që fle gjatë gjithë ditës së agjërimit në Ramazan, është i vlefshëm, bazuar në mendimin e katër medh’hebeve juridike më të shquara islame (medh’hebet hanefi, maliki, shafi’i dhe hanbeli) dhe pikërisht në lidhje me këtë çështje, imam En-Neueui ka thënë: “Nëse personi ka qenë në gjumë gjatë gjithë ditës dhe e ka pas bërë nijetin (qëllimin) për të agjëruar natën (para hyrjes së ditës së agjërimit), agjërimi i tij është i rregullt sipas medh’hebit tonë (medh’hebit shafi’i) dhe po këtë mendim kanë shprehur edhe shumica dërrmuese e juristëve mulsimanë…3Lexoni më tepër

Së treti: Dispozita e gjumit të shumtë gjatë agjërimit

Edhe pse mes agjërimit ditor dhe gjumit të shumtë apo të paktë gjatë tij nuk ka asnjë lidhje, juristët muslimanë e kanë konsideruar të papëlqyeshëm (mekruh4) gjumin e tepërt në ditën e Ramazanit, pasi për shkak të tij njeriu humbet kryerjen e sa e sa veprave të mira (adhurimeve).Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. AGJËRIMI I KUJT FLE GJATË GJITHË DITËS

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ AGJËRIMI I KUJT FLE GJATË GJITHË DITËS

AGJËRIMI I KUJT FLE GJATË GJITHË DITËS

  1. Shih: islamweb, islamweb dhe islamqa.
  2. Shih: En-Neueui, El-Mexhmu’u Sherhu El-Muhedheb v. 6, f. 346 dhe Ibn Kudame, El-Mugni v. 4, f. 344.
  3. En-Neueui, El-Mexhmu’u Sherhu El-Muhedheb v. 6, f. 384.
  4. Mekruh: Veprim ritualisht i papëlqyeshëm, lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet.
  5. Sunet i fortë: Traditë profetike e vazhdueshme (për të cilën argumentet tregojnë se është) jo e obligueshme, kryerja e të cilës shpërblehet fetarisht dhe lënia e saj nuk ndëshkohet, por s’është e denjë (e cenon personalitetin po) të lihet fare.
  6. El-Bukhari 1923 dhe Muslimi 1095.
  7. Muslimi 1096 dhe En-Nesai 2165; Albani – në Sahihu En-Nesai 2165 – ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top