JETA E VËRTETË

AGJËRIMI I DITËS SË ARAFATIT-VLERA

Numri i fetvasë: 215 AGJËRIMI I DITËS SË ARAFATIT-VLERA

Kategoria: MIRËSIA E DITËS SË ARAFATIT

8 716 shfletues/klikues AGJËRIMI I DITËS SË ARAFATIT-VLERA


 Pyetje: AGJËRIMI I DITËS SË ARAFATIT-VLERA


Cila është vlera e agjërimit të Ditës së Arafatit dhe a i fal agjërimi i saj mëkatet e mëdha apo vetëm ato të vogla? A lejohet veçimi i të premtes me agjërimin e ditës së Arafatit?


 Përgjigjja: AGJËRIMI I DITËS SË ARAFATIT-VLERA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Dita e Arafatit është dita 9 Dhul Hixhe, më konkretisht është një ditë para ditës së Kurban Bajramit (10 Dhul Hixhe).Lexoni më tepër

Kurse në lidhje me pyetjen e parashtruar thuhet sa vijon1:

Së pari: Shpërblimi i agjërimit të Ditës së Arafatit

Në lidhje me këtë transmetohet se kur i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) është pyetur lidhur me agjërimin e Ditës së Arafatit, ai (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Shlyen vitin e shkuar dhe atë që mbetet (të ardhshmin)”2; pra i shlyen mëkatet e vogla për vitin e shkuar dhe për vitin e ardhshëm.3

Në një tjetër rrugë transmetimi vjen: “Llogaris (pres / shpresoj) nga Allahu që të më shlyej [me agjërimin e Ditës së Arafatit] vitin i cili është para saj (Ditës së Arafatit) dhe vitin i cili është pas saj”4; pra me agjërimin e Ditës së Arafatit, me të cilin unë synoj vetëm kënaqësinë e Allahut dhe e bëj sinqerisht për Të, jo për sytë e botës, shpresoj që Allahu i Madhëruar të më depozitojë te Ai një shpërblim të atillë që shlyen mëkatet e vogla për vitin para kësaj dite dhe atë pas saj.

Së dyti: Dispozita e agjërimit të Ditës së Arafatit

Dijetarët kanë përmendur se agjërimi i Ditës së Arafatit është sunet i fortë (shumë i pëlqyeshëm), por kjo vlen vetëm për atë që nuk është duke kryer haxhin. Ndërsa për muslimanin që në këtë ditë është duke kryer haxhin (që po qëndron në territorin e Arafatit), agjërim i kësaj dite nuk është prej traditës profetike (nuk është i pëlqyeshëm), sepse: (së pari) vetë Profeti (Paqja qoftë mbi të!) nuk e ka agjëruar atë kur ka qenë në haxh (në Arafat)5 dhe (së dyti) ai (Paqja qoftë mbi të!) ka ndaluar të agjërohet Dita e Arafatit në territorin e Arafatit6.

Së treti: Mëkatet që fal (shlyen) agjërimi i Ditës së Arafatit

Mendimi më i fuqishëm i dijetarëve muslimanë është se në thënien e mësipërme profetike bëhet fjalë për shlyerjen e mëkateve të vogla.

Këtu vlen të theksohet edhe fakti se shumë dijetarë kanë thënë se shlyerja e mëkateve të vogla e premtuar në tekstet hyjnore referente, është e kushtëzuar me mënjanimin e mëkateve madhore (Ibn Atije thotë se ky është mendimi i shumicës së dijetarëve mulsimanë7).8Lexoni më tepër

Së katërti: Veçimi i të premtes me agjërimin e ditës së ArafatitLexoni më tepër

Bazuar në transmetimet referente profetike, papëlqyeshmëria e agjërimit vullnetar në ditën e premte të veçuar largohet (eliminohet):

a. nëse agjërimi i të premtes korrespondon me një ditë që është e pëlqyeshme të agjërohet (si agjërimi i ditës së Arafatit ose Ashurasë), pasi në këtë rast qëllimi nuk është agjërimi i xhumasë në vetvete (por ai i ditës së Arafatit dhe Ashurasë);Lexoni më tepër

Pra në rastet e mësipërme s’ka problem që dita e premte të agjërohet e vetmuar (përfshirë pra edhe ditën e Arafatit).

Allahu e di më mirë. AGJËRIMI I DITËS SË ARAFATIT-VLERA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ AGJËRIMI I DITËS SË ARAFATIT-rVLERA

AGJËRIMI I DITËS SË ARAFATIT-VLERA

  1. Shih: El-Mubarekfuri, Tuhfetu El-Ehaudhi Fi Sherhi Xhami’i Et-Tirmidhi v. 3, f. 377; islamweb, islamweb, islamqa dhe saaid.
  2. Muslimi 1162 etj.
  3. Disa dijetarë kanë thënë se me shlyerjen e vitit të ardhshëm nënkuptohet se agjëruesi i Ditë së Arafatit mbarësohet që të mos bie në mëkate, ose i falen mëkatet në të cilat mund të bjerë në vitin e ardhshëm; kurse në rast mosrënie në mëkat, atij i rriten gradët në Xhenet.
  4. Muslimi 1162.
  5. El-Bukhari 1989 dhe Muslimi 1124.
  6. Ahmedi 2440, Ibn Maxhe 1732 etj., Albani dhe Shuajb Arnauti thonë se hadithi është i dobët.
  7. Shih: Shihebu Ed-Din En-Nefraui, El-Feuakihu Ed-Deuani v. 1, f. 281.
  8. islamqa dhe islamqa
  9. Muslimi 1930.
  10. El-Bukhari 1849 dhe Muslimi 1929.
  11. Shih: islamonline.
  12. Shih: salmajed.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top