ABORTIMI PREJ RRETHANAVE TË VËSHTIRA

Numri i fetvasë: 266 ABORTIMI PREJ RRETHANAVE TË VËSHTIRA

Kategoria: ONANIZMI-PLANIFIKIMI FAMILJAR-ABORTI

4 075 shfletues/klikues ABORTIMI PREJ RRETHANAVE TË VËSHTIRA


 Pyetje: ABORTIMI PREJ RRETHANAVE TË VËSHTIRA


A lejohet aborti në 40 ditëshin e parë? Nuk është se nuk dua më fëmijë, por mbas  7-8 vitesh më duhet që ta marr pak veten ekonomikisht, pasi rrogën time aktuale nuk di ku ta përdorë më parë dhe po kështu kam dy fëmijë të vegjël (njërin dy vjeç dhe tjetrin katër vjeç). Gjithashtu nusja më ankohet se po lodhet me këto të dy që ka dhe s’po e merr as gjumi nga sikleti prej kësaj shtatëzanie të saj.


Përgjigjja: ABORTIMI PREJ RRETHANAVE TË VËSHTIRA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Aborti pas futjes (fryrjes) së shpirtit në fetus

Të gjithë juristët muslimanë janë të mendimit se abortimi i fetusit pasi në të është  futur shpirti (pasi foshnja plotëson në bark 120 ditë) nuk lejohet, sepse shpie në vrasjen e njeriut, që është një akt i ndaluar (bërë haram1) nga Allahu i Madhëruar përveçse në rrethanat kur ndiqen rrugët ligjore islame. Por nëse nga vazhdimësia e shtatzënisë vihet në rrezik të sigurt jeta e nënës shtatzënë (e konfirmuar kjo nga një komision mjekësor i besueshëm) dhe nuk ka rrugë tjetër për shpëtimin e jetës së saj përveç abortit, në këtë rast aborti lejohet.

Së dyti: Aborti para futjes (fryrjes) së shpirtit në fetus

Sa i përket abortit para futjes / fryrjes së shpirtit në fetus, si rregull ai konsiderohet sërish haram (i ndaluar) ndër shumicën e juristëve muslimanë pasi përbën shkatërrim të gjenealogjisë (linjës së jetës të gjeneratave) njerëzore, përveçse nëse ky abort bëhet në përputhje me një interes të lejuar nga ligji islam ose për të shmangur ndonjë dëmtim të mundshëm të nënës.Lexoni më tepër

Më konkretisht për këtë rast vlen sa vijon:

a. si rregull nuk lejohet abortimi i fetusit (fëmijës në bark) në asnjë nga fazat e shtatzënisë, sidomos kur fetusi i afrohet periudhës së futjes (fryrjes) së shpirtit në të, përveçse në suaza shumë të limituara, për arsye apo interesa të ligjëruara (lejuara) sheriatikisht (sipas ligjit islam);

b. nëse fëmija / fetusi është në fazën e parë (40-ditëshin e parë të shtatzënisë) prej tre fazave të zhvillimit embrional dhe aborti bëhet për një arsye të ligjëruar (lejuar) sheriatikisht (sipas ligjit islam) ose për të eliminuar një dëmtim serioz të mundshëm të shtatzënës, për këtë rast mendimi parësor është se ai (aborti) lejohet;Lexoni më tepër

c. nëse aborti në fazën embrionale të 40-ditëshit të parë të shtatzënisë, bëhet për shkak të frikës se me shtimin me këtë fëmijë do të vështirësohet ose pamundësohet kujdesi për rritjen, edukimin, arsimimin dhe ardhmërinë e fëmijës në bark ose fëmijëve të tjerë, ose sepse prindërit duan të mjaftohen me një numër të caktuar fëmijësh apo të tjera pretendime që nuk i lejon ligji islam, në këtë rast aborti nuk lejohet kurrsesi.

– Në përfundim mbetet të themi se duke qenë se juristët muslimanë, në lidhje me çështjen e abortit para futjes së shpirtit tek fetusi (para se ai të mbush 120 ditë, përfshirë edhe fazën e parë të shtatzënisë kur fetusi ende nuk i ka mbushur 40 ditë), kanë mospajtime mendimesh (mes ndalimit / papëlqyeshmërisë2 dhe lejimit me ose pa kriter), lipset që muslimani të mos e veprojë një akt të tillë vetëm se me arsye serioze të lejuar sheriatikisht (sipas ligjit islam), për të shkarkuar përgjegjësinë e tij dhe për të qenë i kujdesshëm (rezervuar) në përkushtimin e tij fetar islam.Lexoni më tepër

Ndërsa nëse zgjidhet mendimi i juristëve tolerues të kryerjes së abortit për rrethanën e pyetje së parashtruar, në këtë rast lipset që së paku të lutet paraprakisht Allahu i Madhëruar për më të mirën e çështjes preokupuese, pra lipset të falet Namazi i Istikharas, sepse njeriu s’e di ku është dobia e tij.3Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. ABORTIMI PREJ RRETHANAVE TË VËSHTIRA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____  ABORTIMI PREJ RRETHANAVE TË VËSHTIRA

ABORTIMI PREJ RRETHANAVE TË VËSHTIRA

  1. Haram: Vepër e ndëshkueshme, kryerja e saj ndëshkohet fetarisht dhe lënia e saj shpërblehet.
  2. Vepër e papëlqyeshme / Mekruh: Ajo vepër lënia e së cilës shpërblehet fetarisht dhe kryerja e saj nuk ndëshkohet.
  3. Shih: islamweb, islamwebislamqa dhe islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.