JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

ABDESI-BISMILAJA-FJALOSJA NË BANJO

Numri i fetvasë: 230 ABDESI-BISMILAJA-FJALOSJA NË BANJO

Kategoria: NORMAT E SHKUARJES NË NEVOJTORE

6 427 shfletues/klikues ABDESI-BISMILAJA-FJALOSJA NË BANJO


 Pyetje: ABDESI-BISMILAJA-FJALOSJA NË BANJO


A lejohet marrja e abdesit në nevojtore dhe bërja e duave (lutjeve) të abdesit në të? Po të folurit e rëndomtë në nevojtore a është veprim i qortueshëm?


Përgjigjja: ABDESI-BISMILAJA-FJALOSJA NË BANJO


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Paraprakisht duhet ditur se me nevojtore nënkuptohet vendi i posaçëm ku gjendet ndenjësja e WC-së.Lexoni më tepër

Së pari: Marrja e abdesit1 (pastrimit të vogël ritual) në nevojtoreLexoni më tepër

Në lidhje me marrjen e abesit në nevojtore, dy mendimet më kryesore të dijetarëve janë2:

Mendimi i parë: Nuk ka problem që të merret abdes në nevojtore

Mendimi më parësor është se marrja abdes jashtë nevojtores është më e kompletuar, por nuk ka problem që personi të marr abdes në nevojtore. E rëndësishme është që të bëhet kujdes nga ndotja e rrobave apo trupit prej nexhases3 (pisllëkut).Lexoni më tepër

Së dyti: Thënia e besmeles4 gjatë abdesit në nevojtore

Mendimi më parësor është se përmendja e Allahut nga ana e personit që gjendet në nevojtore, konsiderohet veprim i papëlqyeshëm (kjo bëhet si madhërim dhe dëlirje për emrin e Allahut të Madhëruar).5

Ndërkaq, për rastin kur personi merr abes (pastrimin e vogël ritual) në nevojtore, dy mendimet kryesore të dijetarëve janë:

Mendimi i parë: Personi e thotë besmelen (thënien “BISMIL-LAAH”) në pragun e nevojtores (pa hyrë në të) dhe pastaj hyn menjëherë në të dhe vijon të marr abdes, ose e thotë atë me mend (pa zë). Ky është edhe mendimi më parësor.6Lexoni më tepër

Së treti: Fjalosja-biseda në nevojtore9

Shumica e dijetarëve muslimanë janë të mendimit se fjalosja (të folurit / biseda) e panevojshme në nevojtore është një veprim i papëlqyeshëm.

Nëse personi gjendet brenda nevojtores dhe nuk po kryen jashtëqitjen, lipset që ai ta mënjanojë fjalosjen e panevojshme në të, sidomos nëse druhet se në të folur e sipër ai mund të bjerë në përmendjen e Zotit, që ka shumë gjasa të ndodh prej muslimanit/es.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. ABDESI-BISMILAJA-FJALOSJA NË BANJO

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ ABDESI-BISMILAJA-FJALOSJA NË BANJO

ABDESI-BISMILAJA-FJALOSJA NË BANJO
 

  1. Abdesi: Pastrimi i vogël ritual, që realizohet përmes larjes së disa gjymtyrëve të caktuara.
  2. Shih: islamweb, islamqa, binothaimeen dhe islamonline.
  3. Nexhase: Pisllëk apo çdo gjë e pisët (si: jashtëqitja e njerëzve dhe kafshëve etj.) që sheriati (ligji islam) na ka urdhëruar ta pastrojmë dhe shmangim nga trupi ynë, veshja jonë, vendi ku falemi etj.
  4. Besmelja: Thënia “BISMIL-LAAH / (E filloj abdesin) Me emrin e Allahut (duke kërkuar ndihmën dhe bekimin e Tij).
  5. Shih: islamweb.
  6. Shih: islamweb dhe islamqa; kurse dhikrin (lutjen) e posaçme që bëhet pas marrjes së abdesit, personi e bën pasi të ketë dalë nga nevojtorja.
  7. Sunet i fortë: Traditë profetike e vazhdueshme (për të cilën argumentet tregojnë se është) jo e obligueshme, kryerja e të cilës shpërblehet dhe lënia e saj nuk ndëshkohet, por s’është e denjë (e cenon personalitetin po) të lihet fare.
  8. Shih: islamqa dhe alifta.
  9. Shih: islamweb dhe islamqa.
  10. Tuhfetu El-Muhtaxh Fi Sherhi El-Minhaxh v. 1, f. 170.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top