JETA E VËRTETË

A NDODH TË PRISHET ABDESI PREJ LOTËVE

Numri i fetvasë: 305 A NDODH TË PRISHET ABDESI PREJ LOTËVE

Kategoria: LËNDËT RITUALISHT TË PISTA

4 800 shfletues/klikues A NDODH TË PRISHET ABDESI PREJ LOTËVE


 Pyetje: A NDODH TË PRISHET ABDESI PREJ LOTËVE


Nëse lotojnë sytë, për çfarëdo arsye, a prishet abdesi?


 Përgjigjja: A NDODH TË PRISHET ABDESI PREJ LOTËVE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon1:Lexoni më tepër

Shumica dërrmuese e juristëve muslimanë janë të mendimit se loti, djersa dhe të ngjashmit me to (si qyrret dhe uji që del nga hunda në përgjithësi) nuk janë pisllëk ritual (nexhase2), pavarësisht nëse dalin për shkak sëmundje ose jo, por konsiderohen ritualisht të pastra, bazuar në parimin juridik islam i cili thotë, se “si rregull, të gjitha gjërat (lëndët) konsiderohen të pastra dhe asnjë prej tyre nuk quhet ritualisht e pisët, përveçse nëse ka argument sheriatik (ligjor islam) që e mbështet një gjë të tillë”.

Ndërkaq, një prej mendimeve të medh’hebit hanefi (që përbën mendimin bazë dhe më të fuqishëm të tyre) është se sekrecioni që del nga syri i sëmurë e prish abdesin. Kjo bazohet në trajtimin juridik të juristëve të këtij medh’hebi lidhur me lëndët ritualisht të pista (nexhaset) që dalin jo nga dy rrugët e jashtëqitjes, ku disa prej këtyre juristëve kanë përmendur si arsye të këtij mendimi, frikën e pranisë së qelbit3 dhe për pasojë tjetërsimin e lotit prej këtij të fundit (pra transformimin/shndërrimin e lotit në qelb). Gjithsesi, bazuar në këtë mendim (pra mendimin se loti që del nga syri i sëmurë është pisllëk ritual), sasia e pakët e kësaj lënde falet (tolerohet), mbështetur në mendimin e të gjithë juristëve muslimanë që theksojnë se në parim pisllëku ritual i pakët nuk merret parasysh.

Më konkretisht, juristët muslimanë e ndajnë pisllëkun ritual në: (së pari) pisllëk ritual të rëndë (nexhase mugaladha) dhe (së dyti) pisllëk ritual të lehtë (nexhase mukhafefe). Bazuar në mendimin e medh’hebit hanefi, sasia e paktë që falet prej pisllëkut ritual të rëndë (si: urina etj.) është që ky pisllëk të jetë në madhësinë e një dirhemi4 (me diametër 3 – 4 cm apo sa tabani i pëllëmbës së dorës5 e poshtë; kurse sasia e paktë që falet prej pisllëkut ritual të lehtë (si: urina e kafshëve që u hahet mishi etj.) është që ky pisllëk të jetë i një madhësie të atillë që bie shumë në sy për keq apo në rastin e rrobës kur është sa 1/4 e rrobës e poshtë.6

Allahu e di më mirë. A NDODH TË PRISHET ABDESI PREJ LOTËVE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ A NDODH TË PRISHET ABDESI PREJ LOTËVE

A NDODH TË PRISHET ABDESI PREJ LOTËVE

  1. Shih: islamweb, islamweb dhe islamqa.
  2. Nexhase: Pisllëk ritual apo çdo gjë ritualisht e pisët (si: jashtëqitja e njerëzve dhe kafshëve etj.) që sheriati (ligji islam) na ka urdhëruar ta pastrojmë dhe shmangim nga trupi ynë, veshja jonë, vendi ku falemi etj.
  3. Lidhur me qelbin që del jo nga dy rrugët e jashtëqitjes, shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit (që përbën mendimin më të rezervuar) se ai konsiderohet pisllëk ritual i rëndë që e prish abdesin, po qe se del në sasi të shumtë.
  4. Dirhemi: Monedhë prej argjendi të pastër, e përdorur nga gjeneratat e para muslimane, me një madhësi diametrike prej 3 – 4 cm, e cila peshon 2,975 gr.
  5. Shih: islamqa.
  6. Shih: islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top