JETA E VËRTETË

A NDIQET IMSAKIJA APO HYRJA E AGIMIT

Numri i fetvasë: 120 A NDIQET IMSAKIJA APO HYRJA E AGIMIT

Kategoria: ETIKA E AGJËRIMIT

4 619 shfletues/klikues A NDIQET IMSAKIJA APO HYRJA E AGIMIT


 Pyetje: A NDIQET IMSAKIJA APO HYRJA E AGIMIT


A na lejohet të hamë dhe pimë deri në kohën e ezanit të sabahut (agimit të vërtetë), apo është e detyrueshme që të bëjmë imsak (ndalohemi nga prishësit e agjërimit) në kohën e imsakut, e cila në disa kalendarë të Ramazanit është e caktuar 15-20 minuta përpara ezanit të sabahut?


 Përgjigjja: A NDIQET IMSAKIJA APO HYRJA E AGIMIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Çështja e parë: Kriteri/Parimi i imsakut është hyrja e agimit të vërtetë

Në lidhje me këtë çështje, dr. Abdullah Ez-Zubejr AbduRahman (sekretar i përgjithshëm i Komisionit të Fikhut Islam në Sudan) sjell një përgjigje shumë të qëlluar, si më poshtë:

“Së pari: Origjina (Rregulli bazë) në lidhje me imsakun është që ai të fillojë me agimin (e vërtetë) dhe se lejohet ngrënia, pirja dhe marrëdhëniet seksuale deri në agim, bazuar në fjalën e Allahut të Madhëruar:

Tani është e lejuar për ju që, gjatë netëve të agjërimit, të shkoni me bashkëshortet tuaja. Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato… Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja.1

Së dyti: Disa dijetarë kanë marrë për bazë transmetimin e Zejd Ibn Thabitit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “Bëmë syfyr (hëngrëm në prag të agimit) me të Dërguarin e Allahut (Paqja qoftë mbi të!) dhe pastaj u ngritëm për në namaz.” Transmetuesi (Enesi) e pyeti: “Sa ishte vlera (kohore) e kësaj [në transmetimin e El-Bukhariut vjen: ‘Sa kishte mes ezanit (të sabahut) dhe syfyrit’]?” Zejdi tha: “Sa vlera e (leximit të) pesëdhjetë (50) ajeteve (mesatare).”2 Bazuar në këtë transmetim këta dijetarë kanë thënë se është mustehab3 (e pëlqyeshme) që të bëhet imsak para hyrjes së sabahut, në vlerën kohore të leximit (mesatar) të 50 ajeteve (mesatare). Ky është edhe mendimi i Medhhebit Maliki.4

Ndërsa medhhebi hanefi… është i mendimit se kur personi dyshon nëse është apo jo akoma natë [pra dyshon se mund të ketë gdhirë], ai lipset të bëjë imsak (ndalohet nga prishësit e agjërimit), përndryshe, ngrënia në këtë rast është mekruh5  (e papëlqyeshme); për imsakun [në medh’hebin hanefi] nuk është vendosur një kohë e caktuar [që të shërbejë si rezervim/masë parandaluese].6

Ndërkaq, mendimi  më parësor dhe më i zgjedhur, është se imsaku bëhet atëherë kur agon mëngjesi [kur hyn agimi i vërtetë], pra ngrënia dhe pirja deri në këtë moment është veprim i lejuar dhe nuk konsiderohet mekruh (i papëlqyeshëm).

Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Faktikisht Bilali (gjatë Ramazanit) e bën ezanin natën [para se të zbardh agimi i vërtetë], ndaj hani dhe pini derisa të dëgjoni ezanin e Ibn Umi Mektumit [me të hyrë agimi i vërtetë]!7; siç dihet Ibn Umi Mektumi ishte i verbër dhe e thërriste ezanin vetëm kur i thuhej: “U gdhive, u gdhive!”8 dhe “Mes ezanit të të parit (Bilalit) dhe atij të të dytit (Ibn Umi Mektumit), kishte kohë aq sa zbriste ky dhe ngjitej ky tjetri.”9

Urdhri i mësipërm profetik [… ndaj hani dhe pini derisa të dëgjoni ezanin e Ibn Umi Mektumit [me të hyrë agimi i vërtetë]!] tregon më së paku, se kjo [ngrënia deri sa të hyjë agimi i vërtetë], është e lejuar dhe nuk tregon kurrsesi se e tillë gjë është mekruh (e papëlqyeshme), sepse nuk ka kuptim që të urdhërohet [nga hadithi profetik] një vepër e papëlqyeshme. Unë mendoj se me këtë urdhër profetik synohet pëlqyeshmëria, duke qenë se të gjithë dijetarët kanë rënë dakord se shtyrja (vonimi) i syfyrit [deri në të hyrë të agimit të vërtetë] është një vepër mustehab (e pëlqyeshme)…

[Çështja e dytë: Imsaku i rezervuar]

Hadithi i Zejd Ibn Thabitit [ku vjen se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) la mes ezanit (të sabahut) dhe syfyrit aq kohë sa ajo e leximit të 50 ajeteve mesatare], tregon se një vepër e tillë është e lejuar dhe [siç dihet] një vepër e lejuar nuk e ndalon dhe as e bën të papëlqyeshme një tjetër vepër veç saj.”10Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. A NDIQET IMSAKIJA APO HYRJA E AGIMIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ A NDIQET IMSAKIJA APO HYRJA E AGIMIT

A NDIQET IMSAKIJA APO HYRJA E AGIMIT

  1. El-Bekare: 187.
  2. El-Bukhari 1921, Muslimi 1097.
  3. Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  4. Hashijetu Ed-Dusuuki Ale Esh-Sherhi El-Kebir v. 1, f. 515.
  5. Mekruh: Veprim i papëlqyeshëm, lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet.
  6. Hashijetu Ibn Abidin v. 2, f. 419.
  7. El-Bukhari 617 dhe Muslimi 1092.
  8. El-Bukhari 617)
  9. Es-Sunen El-Kubra Li El-Bejhakiut 1791, Sunenu En-Nesai 639; Albani thotë se hadithi është “sahih/i vërtetë.
  10. Shih: Abdullah Ez-Zubejr AbduRahman, Suelat Es-Saimiin – Fetaua Fi Mesaili Ue Ukdijeti Sijamir Ramadan, f. 35-38.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top