A LEJOHET PUNA NË POLICI APO USHTRI

Numri i fetvasë: 314 A LEJOHET PUNA NË POLICI APO USHTRI

Kategoria: PROFESIONE HARAM DHE TË LEJUARA

102 shfletues/klikues A LEJOHET PUNA NË POLICI APO USHTRI


 Pyetje: A LEJOHET PUNA NË POLICI APO USHTRI


A lejohet të punohet në punë shteti në polici apo ushtri?


 Përgjigjja: A LEJOHET PUNA NË POLICI APO USHTRI


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me lejimin ose jo të punësimit në policinë apo ushtrinë e një shteti që nuk qeveris dhe nuk gjykon në bazë të orientimeve ligjore islame1, rregulli i përgjithshëm është se “nëse personi mundet të punojë në këto institucione (në këtë rast kemi të bëjmë me sektorin e garantimit të sigurisë publike dhe private) në përputhje me orientimet hyjnore dhe nëse e ka të mundur të mos bindet nëse urdhërohet për keqbërje, padrejtësi e mëkate; në këtë rast i lejohet të punojë në të këtilla institucione”, pasi sa në fjalë hyn në sojin e punëve që bën të bëhen kur mungon alternativa (rrugëzgjidhja) islame2, duke qenë se këto punë përmbushin një sërë dobishë dhe eliminojnë ose pakësojnë një sërë dëmesh. Ndërsa personi që e di se ka për t’u urdhëruar në keqbërje, padrejtësi e mëkate, dhe se nuk do të mundet t’i thotë jo urdhrave në fjalë, i tilli e ka të ndaluar që të punojë në këto institucione. Teksa në mënyrë më të detajuar thuhet sa vijon3:

Puna në këto insitucione (ministrinë e brendshme/polici dhe ministrinë e mbrojtjes/ushtri), si efektiv/vartës i thjeshtë (polic ose ushtar) lejohet vetëm nëse muslimani që e merr përsipër këtë punë është një person i fuqishëm dhe besnik, prej të cilit: shpresohet të përfitohen interesa të fuqishme, të ndihmohen personat të cilëve u janë shkelur të drejtat e tyre, të ndalohen keqbërësit që kanë shkelur të drejtat dhe rendin, të eliminohet ose pakësohet e keqja; por duke u bërë kujdes sa të jetë e mundur që të mos mbështetet a ndihmohet keqbërësi apo zullumqari (i padrejti) në padrejtësitë që i bën.Lexoni më tepër

Po në këtë kontekst, dijetari i shquar Jusuf  El-Karadaui, thotë4:Lexoni më tepër

Puna në këto ministri dhe institucione është një domosdoshmëri, por duke u bërë kujdes që të mos cenohet padrejtësisht asnjë nga politikanët dhe masa e pafajshme, edhe në qofshin opozitarë; përndryshe përgjegjësia bie mbi të gjithë ata persona që janë pjesë e këtyre institucioneve, në rend të parë mbi ata që planifikojnë dhe urdhërojnë në këto padrejtësi, por edhe mbi ata që i zbatojnë dhe ekzekutojnë ato; siç bën me dije Allahu i Madhëruar mbi Faraonin, elitën e urdhëruar prej tij (komandantët) dhe ushtarët e tij: “…sepse Faraoni, Hamani (kryeministri i emëruar prej Faraonit) dhe ushtria e tyre kanë qenë gjynahqarë5; pra Allahu i Madhëruar i bëri ushtarët njësh me komandantët e tyre, pasi komandantët pa ushtarët nuk mund të bëjnë gjë prej gjëje.

Së këtejmi, si oficerët apo eprorët, ashtu edhe ushtarët apo vartësit që punojnë në këto institucione, nuk lejohet që të zbatojnë urdhra që bien ndesh me urdhrin e Zotit të tyre, bazuar në rregullin juridik islam ‘Nuk lejohet t’i bindesh krijesës, në çfarë përbën kundërshtim të Krijuesit.'”

Allahu e di më mirë. A LEJOHET PUNA NË POLICI APO USHTRI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ A LEJOHET PUNA NË POLICI APO USHTRI

A LEJOHET PUNA NË POLICI APO USHTRI

  1. Shih: VENDI ISLAM DHE AI JOISLAM-NJOHURI BAZË.
  2. Shih: islamweb  dhe islamweb.
  3. Shih: islamweb.
  4. Shih: al-qaradawi (me ndërhyrje).
  5. El-Kassas, 8.
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.