JETA E VËRTETË

A LEJOHET PLAZHI NË VETVETE-AGJËRUESHËM

Numri i fetvasë: 199 A LEJOHET PLAZHI NË VETVETE-AGJËRUESHËM

Kategoria: SHIKIMI-SHOQËRIMI MES DY GJINIVE

6 237 shfletues/klikues A LEJOHET PLAZHI NË VETVETE-AGJËRUESHËM


 Pyetje: A LEJOHET PLAZHI NË VETVETE-AGJËRUESHËM


A lejohet shkuarja në plazh për burrat? Po për femrat në vende ku nuk ka njerëz të tjerë? Nëse lejohet, a vlen kjo (shkuarja në det për t’u larë) edhe për kë agjëron Ramazanin?


 Përgjigjja: A LEJOHET PLAZHI NË VETVETE-AGJËRUESHËM


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Çështja e parë: A lejohet shkuarja në plazh për burrat dhe për gratë?

Problematika e shkuarjes në plazh, nuk qëndron tek shfrytëzimi i detit dhe rërës së tij, por qëndron tek lakuriqësia që dominon në ato vende, apo thënë me terminologjinë islame “zbulimi i auretit (vendit të turpshëm)”.

Nisur nga rëndësia e madhe e intimitetit dhe ruajtjes së zbulimit të vendeve intime (nderit) në ecurinë e denjë të jetës humane, Islami ka legjitimuar ligje të tëra në lidhje me këtë çështje dhe ka vendosur se cilat janë limitet (kufijtë) për auretin e myslimanit bazuar në realitetin human: mashkullor dhe atë femëror.

Aureti i mashkullit (vendi i turpshëm) që nuk lejohet të zbulohet në prani të të tjerëve, është nga kërthiza deri tek gjunjët.Lexoni më tepër

Ndërkohë sa i përket femrës kemi të bëjmë me dy raporte të auretit:

Së pari: Aureti i femrës në mjediset ku ka vetëm femra është nga kërthiza deri tek gjunjët, që do të thotë se në situatat kur ajo është duke punuar, apo ka për të ushqyer fëmijën e gjirit etj., nuk ka problem që t’i zbulohet zona përtej auretit të cekur më sipër (por kjo lipset të mos bëhet në situata normale).

Së dyti: Aureti i femrës në mjediset ku ka meshkuj që s’janë prej familjarëve të saj (pra s’janë mahrem / meshkuj me të cilët kësaj femre nuk i lejohet përjetësisht martesa). Në këtë rast aureti i femrës myslimane është i gjithë trupi me përjashtim të fytyrës, dy duarve dhe sipas disa mendimeve këmbëve nga zogu (nyja) i këmbës e poshtë.Lexoni më tepër

Pra Islami i obligon personit mashkull apo femër qoftë, që të mos e zbulojë auretin e tij aty ku nuk lejohet, por edhe të mos shoh tek aureti i ndaluar i dikujt tjetër. Pikërisht zbulimi i auretit ose pamja e auretit të tjetrit është problemi qendror në rastin e plazhit, i cili konsiderohet problem i njëjtë si për mashkullin ashtu edhe për femrën; duke i shtuar këtij problemi edhe mëkatet e tjera të rënda që mbushin plazhet tona.

Kurse nëse shmanget problemi i zbulimit të auretit dhe pranisë së mëkateve të rënda në ambientin e gjendur, atëherë s’ka problem të frekuentohet plazhi, sikurse në plazhet hallall që janë tanimë realitet në Turqi dhe vende të tjera të botës islame; teksa në Shqipëri e tillë gjë ndoshta mund të realizohet vetëm në disa plazhe tepër të kufizuara private dhe të izoluara.Lexoni më tepër

Çështja e dytë: A i lejohet agjëruesit/es që të shkojë të lahet në det?

Për notimin në vetvete gjatë agjërimit, shumica e juristëve muslimanë kanë thënë se ai lejohet pa problem, nisur nga ngjashmëria që ka me larjen e trupit gjatë agjërimit të Ramazanit, e cila lejohet pa problem. Gjithsesi në këtë rast duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm që të mos kapërdijmë ujë. Kurse nëse personi e di ose anon më shumë nga mendimi se në këtë rast ruajtja nga moskapërdirja e ujit është e pamundur, atëherë nuk i lejohet të notojë.1

Allahu e di më mirë. A LEJOHET PLAZHI NË VETVETE-AGJËRUESHËM

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ A LEJOHET PLAZHI NË VETVETE-AGJËRUESHËM

A LEJOHET PLAZHI NË VETVETE-AGJËRUESHËM

  1. Shih: islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top