A JANË IDHUJTARË FEMOHUESIT-ATEISTËT

Numri i fetvasë: 108 A JANË IDHUJTARË FEMOHUESIT-ATEISTËT

Kategoria: KUFRI-MOSBESIMI ME BINDJE DHE VEPRA

1 015 shfletues/klikues A JANË IDHUJTARË FEMOHUESIT-ATEISTËT


 Pyetje: A JANË IDHUJTARË FEMOHUESIT-ATEISTËT


A është e drejtë që ateizmi a femohimi të konsiderohet idhujtari (politeizëm)? Cili është mendimi juaj për atë që thotë se ateizmi në një formë apo një tjetër përbën idhujtari?


 Përgjigjja: A JANË IDHUJTARË FEMOHUESIT-ATEISTËT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Është shumë e vërtetë se femohuesit apo ateistët janë idhujtarë, sepse ata e cilësojnë “natyrën” me cilësitë hyjnore të pëhershmërisë, përjetësisë, krijimit, ndikimit, komandimit etj., bazuar në “profetët” e tyre Darvinin, Marksin, Engëlsin etj.

Femohuesit/Ateistët janë në thelb idhujtarë, sepse kanë reflektuar në besimin e tyre cilësitë kyçe të politeizmit, duke rënë ndesh kryekëput me monoteizmin, pasi siç dihet monoteizmi i vërtetë nuk përmbushet vetëm se me tre kriteret në vijim:

Kriteri i parë: Që njeriu të besojë prerazi se Allahu i Madhëruar është Zoti, Krijuesi, Zanafillësi, Formësuesi dhe mbarë cilësisë e tjera me radhë të rububijes (zotërimit unik të Allahut), pra të besojë prerazi se gjenden disa veprime të cilat nuk i bën dhe nuk ka mundësi t’i bëjë vetëm se Allahu i Madhëruar;

Kriteri i dytë: Që njeriu të besojë prerazi se ky Zot i Lartmadhëruar është i Vetmi që cilësohet me të gjitha cilësitë e përsosmërisë; pra nuk i përcakton Atij cilësi të mangësisë, nuk heq prej Tij cilësi të përsosmërisë dhe nuk e cilëson tjetërkënd veç Tij me ndonjërën prej këtyre  cilësive të përsosura të Alahut të Madhëruar;

Kriteri i tretë: Që njeriu të besojë se Ky Zot është i Vetmi i Adhuruar i Cili e meriton adhurimin; pra nuk adhëron tjetërkënd/gjë përveç Tij.

Kriteri i parë është themeltar edhe për dy kriteret e tjera, pasi njeriu nuk e cilëson Allahun me cilësitë e përsosmërisë dhe nuk e shikon Atë të merituar për t’u adhuruar përveçse nëse e di prerazi se Ai është i Vetmi që cilësohet me cilësitë e zotërimit unik.

Për këtë, e gjen Kuranin që ta bëjë këtë realitet (zotërimin unik të Allahut) themel të thirrjes së idhujtarëve [të cilët teorikisht besojnë në zotërimin e Zotit] për në adhurimin e Allahut Një të Vetëm e të Pashoq (pra thirrjen e tyre në të drejtën unike të Allahut për t’u adhuruar), si dhe në moscilësimin e Tij me çfarë nuk është e denjë për Të apo cilësimin e tjetërkujt/gjëje veç Tij me ndonjë prej cilësive të Tij.

Së këtejmi, kushdo që është i bindur mbi ekzistencën e një Krijuesi tjetër përveç Allahut, ose e cilëson një prej krijesave të Allahut me disa cilësi të Tij, është idhujtar (politeist), edhe nëse ai ka bindjen se edhe Allahu i Madhëruar është gjithashtu Krijues (të cilën e ushqejnë në fakt shumica e femohuesve/laikëve), por edhe nëse nuk e ka këtë bindje.

Po kështu, duhet thënë se, ata që e kanë mohuar ekzistencën e Zotit të Vërtetë, edhe pse janë pakicë jonormale, disa prej tyre mund të kenë ndikim tek njerëzit dhe të arrijnë t’u shkaktojnë atyre dilema a dyshime në shpirtrat e tyre, edhe për çështjen intuitive (të natyrshme) në fjalë (të ekzistencës së Zotit të Vërtetë). Prandaj dhe Kurani fisnik e ka cekur këtë lloj të njerëzve dhe ka përmendur kundërpërgjigjet zbërthyese të dyshimeve të pabaza të tyre: duke iu përgjigjur edhe pretenduesve se nuk ka fare Krijues (Zot) e edhe atyre që kanë besuar në shumë krijues (zotëra, perëndi a hyjni) përveç Allahut, duke u sqaruar këtyre të fundit se është e pamundur që zotërat e pretenduar prej tyre të jenë Krijuesi i Vërtetë.1

Allahu e di më mirë. A JANË IDHUJTARË FEMOHUESIT-ATEISTËT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ A JANË IDHUJTARË FEMOHUESIT-ATEISTËT

A JANË IDHUJTARË FEMOHUESIT-ATEISTËT

  1. Shih: El-Fizja Ue Uxhudu El-Khalik f. 39-40.
SI TË SILLEMI ME KË FYEN SIMBOLET ISLAME
RRËZIMI SHKENCOR I TEORISË SË DARVINIT
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.