JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

A HYJNË KONKURSET TEK BIXHOZI

Numri i fetvasë: 270 A HYJNË KONKURSET TEK BIXHOZI

Kategoria: BIXHOZI-BASTET-LOJRAT E FATIT

2 964 shfletues/klikues A HYJNË KONKURSET TEK BIXHOZI


 Pyetje: A HYJNË KONKURSET TEK BIXHOZI


A lejohet marrja e çmimeve që jepen për garat apo konkurset fetare, kulturore dhe më gjerë me tematika të lejuara nga sheriati (ligji islam), apo kjo hyn tek bixhozi?


 Përgjigjja: A HYJNË KONKURSET TEK BIXHOZI


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Sa i përket garimit me shpërblim (çmim), shumica e juristëve muslimanë nuk e lejojnë atë vetëm se në garat apo konkurset që i përmbahen normës referente të ardhur në transmetimin e saktë profetik vijues:

“Çmim [shpërblim i lënë peng për fituesin e një gare] vendoset vetëm në shigjetim (qitje me shigjeta), ose (në garën) me deve, ose (në garën) me kuaj.12

Mbi këtë normë profetike e kanë ngritur mendimin e tyre shumica e juristëve muslimanë, se në tre garat e cekura në hadith, lejohet që të vendoset për fituesin një shpërblim: qoftë nga garuesi/t (të dyja palët garuese3 ose njëra prej tyre) dhe qoftë nga një palë jashtë garuesve.Lexoni më tepër

Ndërkaq, disa dijetarë të tjerë kanë futur në këtë kontekst edhe garat apo konkurset lidhur me diturinë sheriatike (ligjore islame), si: konkurset e nxënies përmendësh të Kuranit dhe thënieve profetike, pasi përmes kësaj diturie ndihmohet feja islame njëjtë si me mobilizimin ushtarak ose edhe më tepër.

Kurse, disa dijetarë të tjerë fusin në këtë kontekst garat fetare dhe ato kulturore që plotësojnë kushtet në vijim4:Lexoni më tepër

Kushti i parë: Shpërblimi për garën të ofrohet nga një dhurues që s’bën pjesë tek garuesit, ose prej njërit prej garuesve por jo prej të gjithëve;Lexoni më tepër

Kushti i dytë: Garuesi të mos humbasë (paguaj) gjë, pra garuesi ka shanse të fitojë, por edhe nëse nuk fiton ai nuk humbet gjë;Lexoni më tepër

Kushti i tretë: Futja në garën që bëhet nëpërmjet internetit, telefonit, blerjes së mallrave të caktuara etj. pa pësuar asnjë shtesë në çmimin e tyre, nuk duhet të ketë arsye thelbësore fitimin e kapitalit të ofruar për garuesit7.Lexoni më tepër

Nëse këto kushte plotësohen, gara lejohet, me karakter fetar apo kulturor qoftë, përderisa ajo u përmbahet normave ligjore islame; teksa dihet fakti se konkurset fetare gëzojnë përparësi pasi ato kanë të bëjnë me amshimin i cili përbën mirësinë më të madhe dhe është i përhershëm.

Në fund duhet theksuar se sa më sipër vlen vetëm për garat e dobishme, ndërsa ato të padobishme që nuk përbëjnë asnjë vlerë, për më tepër të dhunshmet prej tyre (ku përfshihen njerëzit apo kafshët, si: përleshjet e qenve etj.), ndalohen njëzëri nga juristët muslimanë, me ose pa shpërblim qofshin. Garat (si këto të fundit) për të cilat ndalohet të vendoset çmim (shpërblim), janë të ndaluara pavarësisht nëse dhënësi i çmimit është: një palë jashtë garuesve, njëri prej garuesve apo të gjithë garuesit.

Allahu e di më mirë. A HYJNË KONKURSET TEK BIXHOZI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ A HYJNË KONKURSET TEK BIXHOZI

A HYJNË KONKURSET TEK BIXHOZI

  1. Gjithsesi, lidhur me këtë thënie profetike duhet sqaruar fakti se lejimi i ardhur në të nuk përfshin aspak bastet apo çmimet që personat të cilët nuk janë pjesë e garimit, vënë mes tyre në eventin e kalërimit (për kalorësin ose kalin që do të fitojë garën), sepse një gjë e tillë është bixhoz i sigurt dhe nuk ka të bëjë aspak me garimin e lejuar nga sheriati (ligji islam); porse lejimi i ardhur në këtë thënie profetike nënkupton që shpërblimi për garat në fjalë: (së pari) të vendoset për garuesi/t e jo për dikë tjetër dhe (së dyti) të merret po nga garuesi/t fitues…
  2. Et-Tirmidhi 17000, En-Nesai 3585, Ebu Daudi 2574 dhe Ibn Maxhe 2878; Albani thotë se hadithi është sahih/i vërtetë.
  3. Shih: islamqa.
  4. Shih: islamweb, islamweb, islamweb, islamqa dhe islamweb.
  5. Shih: islamqa.
  6. Shih: islamqa.
  7. Shih: islamqa dhe islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top