JETA E VËRTETË

A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN

Numri i fetvasë: 328 A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN

Kategoria: METODA SELEFISTE E ATRIBUIMIT HYJNOR

2 173 shfletues/klikues A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN


 Pyetje: A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN


A ka biseduar Allahu me Iblisin ashtu si me Musain, me zë?


 Përgjigjja: A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Përpara se t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje, do donim që të flisnim dy fjalë në lidhje me qëndrimin e duhur të muslimanit lidhur me pyetjet e kësaj natyre.

Dijetarët muslimanë theksojnë, se nuk është e udhës që muslimani të preokupohet me detaje të historive kuranore apo islame në përgjithësi, të cilat nuk janë shpalosur në Kuran dhe as në transmetimet e sakta të ardhura nga Profeti (Paqja qoftë mbi të!), pasi nëse dobia dhe urtësia e këtyre detajeve do kishte qenë e madhe, me siguri që ato do qenë përmendur nga Kurani dhe do qenë sqaruar nga Tradita Profetike. Lipset që muslimanin të mos e preokupojnë ato gjëra që nuk i kërkohen dhe nuk i ka të nevojshme dhe ky është një princip mbi të cilin hedh dritë më së miri thënia profetike: “Faktikisht Allahu e ka bërë të papëlqyeshme për ju thashethemen (fjalët e pathemelta), të pyeturit e shumtë dhe shpërdorimin e pasurisë.1Lexoni më tepër

Kurse më konkretisht lidhur me pyetjen e parashtruar, thuhet sa vijon:

Bazuar në Kuranin fisnik, Allahu i Madhëruar ka folur me Iblisin, por sa i përket faktit se si është ky i folur, duhet ditur se në këtë rast kemi dy veçori në raport me të folurin e Allahut me Musain2:

I pari: Të folurit e Allahut me Musain – por edhe me Ademin dhe Muhamedin (Paqja qoftë mbi gjithë Profetët e Zotit!) – ka qenë i folur me kuptim, gërmëzim dhe zë ashtu si i takon Krijuesit dhe jo si tek krijesat.Lexoni më tepër

I dyti: Të folurit e Allahut me Musain (Paqja qoftë mbi të!), ka një karakteristikë tjetër, që qëndron në faktin se ky i folur është realizuar teksa Musai (Paqja qoftë mbi të!) ishte në tokë, pra në natyrën normale njerëzore tokësore, ku ndoshta qëndron edhe fakti se përse Musai (Paqja qoftë mbi të!) u veçuar me epitetin “Folësi i Allahut”.Lexoni më tepër

– Kurse të folurit drejtuar Iblisit, edhe nëse i qëndrojmë dukshmërisë së tekstit kuranor4: “Zoti tha: “O Iblis, ç’të pengoi ty që të mos përuleshe në sexhde para atij që e kam krijuar Vetë me duart e Mia? A mos u bëre mendjemadh apo mendon se je nga të lartët?5; dhe i qëndrojmë faktit se të folurit si rregull (përderisa nuk specifikohet) konsiston në fjalë të formuara nga gërmëzime të zëshme (shkronja dhe zë të dëgjueshme dhe të kuptimta), nuk ka qenë i folur nderues (për më tepër nderues i pozitës së lartë profetike), dhe as ka qenë i sojit të Musait (Paqja qoftë mbi të!) siç u përmend në pikën e dytë; përkundrazi ka qenë të folur marrjeje në llogari dhe më tej diskreditues. Ky është edhe mendimi më i fuqishëm lidhur me të folurin hyjnor drejtuar Iblisit.

Ndërkohë, një tjetër mendim i pranishëm ndër dijetarët muslimanë është se, ky i folur (në analogji / arsyetim krahasimor me po këtë mendim të disa juristëve muslimanë lidhur me të folurit e Zotit me Ademin dhe Havanë) ka qenë me ndërmjetësim6 (pra është urdhëruar engjëlli që ta përçojë fjalën e Allahut; me fjalë të tjera është një engjëll ai që ka përçuar fjalët hyjnore tek Ademi, Havaja apo Iblisi).Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN

A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN

  1. El-Bukhari 2408 dhe Muslimi 593.
  2. Shih: islamqa dhe bayanelislam.
  3. Esh-Shuura: 51.
  4. Shih: ahlahdeeth.
  5. Sad: 75.
  6. Shih: islamweb dhe islamweb.
  7. Ta Ha: 110.
  8. Shih: islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top