JETA E VËRTETË

A FALESHIN TERAVITË NË EPOKËN PROFETIKE

Numri i fetvasë: 152 A FALESHIN TERAVITË NË EPOKËN PROFETIKE

Kategoria: NAMAZI I TERAVIVE DHE I NATËS

3 254 shfletues/klikues A FALESHIN TERAVITË NË EPOKËN PROFETIKE


 Pyetje: A FALESHIN TERAVITË NË EPOKËN PROFETIKE


A janë falur teravitë në kohën e Profetit (Paqja qoftë mbi të!)? Cila është kronologjia (renditja e transmetimeve historike islame) lidhur me ritin e faljes së teravive?


 Përgjigjja: A FALESHIN TERAVITË NË EPOKËN PROFETIKE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Transmetimet autentike faktojnë se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) i ka nxitur njerëzit që të falin teravitë apo namazin e natës në Ramazan dhe i ka inkurajuar për këtë gjë, por pa këmbëngulur në lidhje me këtë çështje.Lexoni më tepër

Kurse më konkretisht, në lidhje me pyetjen e parashtruara, thuhet sa vijon1:

Në kohën e Profetit (Paqja qoftë mbi të!), njerëzit fillimisht e falnin namazin netëve të Ramazanit nëpër shtëpitë e tyre apo edhe në xhami në grupe, dikush falej më vete dhe dikush falej e me të faleshin një grup personash.

Profeti (Paqja qoftë mbi të!) doli në mesin e natës për në xhami dhe fali aty namaz nate. Disa burra u falën me namazin e tij [u lidhën në namaz pas tij, ashtu që Profetin (Paqja qoftë mbi të!) e bën imam dhe vetë u bënë xhemat]. Në mëngjes këta njerëz u treguan të tjerëve, kështu që kur Profeti (Paqja qoftë mbi të!) doli përsëri natën e dytë numri i të pranishmëve që u falën në xhami me Profetin (Paqja qoftë mbi të!) u rrit më shumë dhe në natën e tretë akoma më shumë. Në natën e katërt xhamia u dynd me njerëz në pritje të Profetit (Paqja qoftë mbi të!), por ai nuk doli tek ata.Lexoni më tepër

Në ditët në vijim njerëzit vazhduan ta falnin namazin e natës në Ramazan (teravitë) si më parë, më vete ose në grupe, në xhami a nëpër shtëpia.

Çështja mbeti kështu derisa Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ndërroi jetë dhe vijoi e tillë edhe në kalifatin (udhëheqjen) e Ebu Bekrit dhe në fillimin e kalifatit të Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!); deri në një mbrëmje të Ramazanit (të vitit 14 hixhri/sipas emigrimit profetik), në të cilën Umeri doli në xhami dhe i pa njerëzit të faleshin në grupe, ndarazi, dikush më vete dhe dikush falej e me të faleshin një grup personash. Kur Umeri e pa këtë, tha: “Për Allahun, unë jam i mendimit që po t’i bashkojë këta të falen pas një këndimtari të vetëm të Kuranit, kjo është më optimale (më mirë dhe më e përshtatshme)”,- dhe i bashkoi njerëzit të faleshin me Ubej Ibn Keabin (si imam). Pas kësaj, një natë Umeri doli e i pa njerëzit të faleshin që të gjithë me një imam të vetëm dhe u tha atyre: “Kjo është një risi e mirë. Ajo [kohë e natës] në të cilën flini [nuk falni në të namaz nate sepse flini] është më e mirë se ajo që falni namaz nate”,- duke nënkuptuar [se më parësore ishte falja e namazit të natës (teravive) në] pjesën e fundit të natës, [e tha këtë] duke qenë se njerëzit e falnin këtë namaz në pjesën e parë të natës (pas jacie).

Dhe namazi i teravive do vijonte të falej me xhemat (në grup pas një imami) deri në këtë ditë të njerëzve.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. A FALESHIN TERAVITË NË EPOKËN PROFETIKE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ A FALESHIN TERAVITË NË EPOKËN PROFETIKE

A FALESHIN TERAVITË NË EPOKËN PROFETIKE

  1. Lënda e kësaj trajtese referohet në transmetimet autentike mbi namazin e teravive të ardhura në dy përpilimet autentike të El-Bukharit (1906, 1129) dhe Muslimit (761) dhe në përpilimet e tjera publikuese të traditës profetike; dhe është referuar po ashtu në linqet (lidhjet e internetit): islamweb, islamweb dhe islamqa.
  2. Shih: Fet’hu El-Bari – Li Ibn Haxher v. 3. f. 13 dhe Ikmalu El-Mualim Bi Feuaidi Muslim – Li El-Kadi El-I’jad v. 3, f. 114.
  3. Shih: Et-Temhid – Li Ibn AbdiBar v. 8, f. 108-109.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top