DISPOZITA E GJAKUT ROZË PARA ZAKONEVE

Numri i fetvasë: 195 DISPOZITA E GJAKUT ROZË PARA ZAKONEVE

Kategoria: HEMORRAGJIA ANORMALE VAGINALE

924 shfletues/klikues DISPOZITA E GJAKUT ROZË PARA ZAKONEVE


 Pyetje: DISPOZITA E GJAKUT ROZË PARA ZAKONEVE


A duhet ta ndërpres agjërimin, sepse jam në prag të ardhjes së të permuajshmeve dhe shikoj pak sekrecione me ngjyrë gati të kuqe? Kur u ngrita për syfyr nuk hëngra bukë sepse mendova se jam me zakone, por tani nuk kam aq shumë. A është i saktë agjërimi dhe të vazhdoj të mos haj më ushqim, apo e kam prishur atë?


 Përgjigjja: DISPOZITA E GJAKUT ROZË PARA ZAKONEVE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në fakt gjaku i zakoneve (menstruacioneve) është gjak i ditur. Kurse sekrecionet ngjyrë rozë (trëndafili) ose jorozë (si gjaku i verdhë apo ai ngjyrë hiri) që i vijnë muslimanes së rritur para zakoneve, nuk konsiderohet gjak zakonesh (menstruacionesh).1

Më konkretisht, nëse gruaja me të përmuajshme shikon se është pastruar plotësisht nga të përmuajshmet (menstruacionet) dhe pas kësaj shikon të kenë dalë prej saj disa sekrecione (lëng, ujë apo gjak me ngjyrë), ajo nuk duhet t’i marr ato parasysh, sepse këto sekrecione nuk konsiderohen prej menstruacioneve por ato kanë dispozitën e urinës. Në këtë rast muslimanja duhet të lajë vendin e daljes së këtyre sekrecioneve (duhet të lajë organin gjenital, sikurse veprohet në rastin e urinimit) dhe po kështu duhet të marr abdes (pasi dalja e këtyre sekrecioneve e prish abdesin). Ajo e vijon gjendjen e saj të pastërtisë, duke falur namazin dhe agjëruar Ramazanin.2Lexoni më tepër

 Dallimet kryesore mes gjakut të të përmuajshmeve dhe atij që nuk është i tillë4:

Dallimet më kryesore që përmendin juristët mes gjakut të të përmuajshmeve dhe atij të Istihadas (gjakut që s’është nga të përmuajshmet), janë si vijon:

ngjyra: gjaku i të përmuajshmeve është i zi, kurse i Istihadas është i kuq;

trashësia / hollësia: gjaku i të përmuajshmeve është i trashë, kurse i Istihadas i hollë;

era: gjaku i të përmuajshmeve ka erë të keqe të urryer, kurse i Istihadas nuk ka erë të keqe (sepse ai është gjak normal venoz);

mpiksja: gjaku i të përmuajshmeve nuk mpikset, kurse i Istihadas mpikset (sepse ai është gjak venoz).

Së këtejmi, kurdo që muslimanja e rritur shikon se gjaku që i ka ardhur është gjaku që dihet i të përmuajshmeve (pra gjaku i zi me erë të keqe i njohur ndër gra), në këtë rast ajo konsiderohet se është me të përmuajshmet.

Kurse nga sa kuptohet prej pyetjes së parashtruar, ky gjak i takon të mos jetë gjak menstruacionesh. Prandaj, nëse ju keni qenë natën me këtë problem (sikurse shkruani) dhe nuk e keni ditur a do të mundeshit apo jo të agjëronit të nesërmen, por keni pasur për synim të agjëroni dhe nuk keni vendosur (bërë nijetin / qëllimin) për të mos agjëruar ditën e nesërme kur keni vijuar agjërimin dhe po kështu gjatë gjithë ditës së agjërimit nuk keni vendosur (me mendjen tuaj në masën 100%) që ta prishni agjërimin; në këtë rast agjërimi juaj është i saktë dhe s’keni nevojë ta kompensoni (shlyeni) këtë ditë të agjërimit.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. DISPOZITA E GJAKUT ROZË PARA ZAKONEVE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DISPOZITA E GJAKUT ROZË PARA ZAKONEVE

DISPOZITA E GJAKUT ROZË PARA ZAKONEVE

  1. Shih: islamqa dhe islamweb.
  2. Shih: islamqa.
  3. Shenjat e pastrimit prej të përmuajshmeve:

    Juristët muslimanë janë të mendimit se gruaja konsiderohet se është pastruar prej të përmuajshmeve kur të shikojë njërën nga dy shenjat e pastrimit në vijim:

    Shenja e parë: daljen e sekrecioneve të bardha;

    Shenja e dytë: pastrimin e sekrecioneve të brendshme të organit gjenital, që mund të vërtetohet duke vënë në organin gjenital një copë garzë a ngjashëm dhe nëse ajo del e pastër (pra e pandotur nga gjaku dhe sekrecionet e turbullta apo të verdha), gruaja është pastruar.

  4. Shih: alukah, islamweb dhe islamqa.
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.