Numri i fetvasë: 107 5 NJOHURI KYÇE MBI ISRANË DHE MIRAXHIN
Kategoria: KONSIDERATAT E PABAZA PËR DITËT-MUAJT-KOHËT
3 774 shfletues/klikues 5 NJOHURI KYÇE MBI ISRANË DHE MIRAXHIN
Pyetje: 5 NJOHURI KYÇE MBI ISRANË DHE MIRAXHIN
Cili është kuptimi i Israsë dhe Miraxhit dhe kur ka ndodhur kjo ngjarje? Deshëm të dimë lidhur me dispozitën e agjërimit në atë që njihet si dita e Israsë dhe Miraxhit, si dhe faljes dhe festimit në natën e saj.
Përgjigjja: 5 NJOHURI KYÇE MBI ISRANË DHE MIRAXHIN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Kuptimi i Israsë dhe Miraxhit
Nata e Israsë dhe Miraxhit është ajo natë në të cilën Allahu i Madhëruar i mundësoi Profetit të Tij Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!) dy mrekullitë në vijim:
Isranë: udhëtimi i Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!) në këtë natë nga Mesxhidi Harami (Xhamia e Shenjtë e Mekës) për në Mesxhidi (Xhaminë) Aksa në Palestinë;
Miraxhin: pra ngjitjen e Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!) nga Mesxhidi Aksa, për në Sidretu El-Munteha (një pemë e stërmadhe e gjendur mbi Qiellin e Shtatë, që përbën skajin ku mund të arrijnë krijesat) dhe prej aty ngjitja në vendin më të afërt me Krijuesin e Plotfuqishëm, ku ligjërohet nga Allahu i Madhëruar falja e pesë namazeve të detyrueshme ditore.
Së dyti: Kur ka ndodhur Israja dhe Miraxhi
Në mesin e shumë prej muslimanëve është përhapur mendimi se nata e Israsë dhe Miraxhit ka qenë në datën 27 të muajit Rexheb, porse ky pretendim jo vetëm që nuk bazohet në argumente, por është përgënjeshtruar nga shumë prej dijetarëve, madje në transmetimin ku përmendet se kjo ngjarje ka qenë në Rexheb, ka disa transmetues që dihet se janë trillues.Lexoni më tepër
Së treti: Namazi në natën e Israsë dhe Miraxhit
Çdo trajtë e veçantë namazi që falet në natën e 27-të të Rexhebit apo veçimi i saj me shtim të adhurimit, si namaz nate etj.; është pa bazë (bidat), sepse nuk bazohet në asnjë argumet autentik sheriatik (ligjor islam).Lexoni më tepër
Së katërti: Agjërimi në ditën e Israsë dhe Miraxhit:
Veçimi i kësaj dite me agjërim, nën bindjen se e tillë gjë është sunet (traditë profetike), është i pabazë (bidat), sepse e tillë gjë nuk bazohet në asnjë argumet autentik sheriatik (ligjor islam). Gjthsesi, nëse kjo ditë bie në një ditë në të cilën lejohet agjërimi (si dita e hënë apo e enjte, ditët e netëve të bardha etj.) dhe agjërohet me këtë konsideratë (por jo se është dita e Israsë dhe Miraxhit), në këtë rast nuk ka problem që të agjërohet.
Dijetari i shquar Ibn Haxheri, ka thënë: “Asnjë hadith (transmetim autentik profetik) që të përbëjë argument, nuk është transmetuar në lidhje me vlerën e (muajit të) Rexhebit, as në lidhje me agjërimin e tij (Rexhebit), as agjërimin e diç prej tij dhe as në lidhje me faljen e ndonjë nate të veçantë prej tij.”2
Së pesti: Festimi dhe gëzimi me rastin e Israsë dhe Miraxhit
Përkujtimi i përvitshëm i Israsë dhe Miraxhit, në formë festive ose jo, në muajin Rexheb dhe sidomos datën 27-të të tij, konsiderohet problematik për shumë arsye, ku ndoshta dy më kryesoret janë:
Arsyeja e parë: Kjo konsiderohet injorancë historike
Vetëm fakti se historianët kompetent muslimanë, e kanë përgenjeshtruar ndodhinë e Israsë dhe Miraxhit në Rexheb, mjafton që të kuptohet naiviteti i festimit të kësaj ngjarje në të, pasi dihet parimi se “çdo gjë që ndërtohet mbi të pavërtetën, është e pavërtetë”.
Arsyeja e dytë: Kjo konsiderohet risi (sajesë) fetare
As Profeti (Paqja qoftë mbi të!), as sahabët e tij dhe as gjeneratat e para të zgjedhura muslimane, nuk e kanë festuar këtë datë historike dhe po të kishte pasur mirësi në diçka të tillë, me siguri që ata do na kishin paraprirë. Po kështu, bërja e këtyre veprimeve të pabaza, sidomos në popullatën tonë ku dominon besimi imitues, i bën njerëzit e thjeshtë t’i mendojnë gabimisht këto çështje, se janë prej fesë islame.
Allahu e di më mirë. 5 NJOHURI KYÇE MBI ISRANË DHE MIRAXHIN
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ 5 NJOHURI KYÇE MBI ISRANË DHE MIRAXHIN
5 NJOHURI KYÇE MBI ISRANË DHE MIRAXHIN
- Shih: Ibn Dihje El-Kelbiu, Edau Ma Uexhebe Min Bejani Ued’i El-Ueda’i’ne Fi Rexheb, f. 9, 53-54. Dijetari i shquar Ebu Shame, i ka transmetuar këto kumtime të Ibn Dihjes në mënyrë miratuese, duke mos i mohuar, sikurse në: El-Bai’th Ale Inkeri El-Bidi’i uel Hauadith, f. 116-117. ↩
- Tebjinu El-Axheb f.23. ↩